E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri dhe migracioni masa per kalimin

Drejtoria Rajonale per Kufirin dhe Migracionin ne Gjirokaster merr masa per te perballuar fluksin e levizjes ne kuader te liberalizimit te vizave.

Drejtori i Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster Eduart Caka ka theksuar se kjo drejtori disponon te gjitha kapacitetet si ne burimet njerezore ashtu dhe ne infrastrukture per te perballuar fluksin e levizjes se qytetareve ne drejtim te hapesires Shengen.

Ne kete kuader eshte hartuar nje plan masash i detajuar ku jane percaktuar detyrat konkrete per cdo stacion te policise kufitare ne vartesi te kesaj drejtorie qofte per pikat e kalimit por edhe per kufirin e gjelber.

-Ne Piken e Kalimit Kufitar Kakavije si pika me e madhe kufitare tokesore ne vend per te shmangur radhet e gjata si dhe eliminuar oret e pritjes do te shtohen sportelet ne dalje ku do te funksionojne 15 sportele ne 24 ore si dhe ne rast se do kete me shume fluks do kete edhe 3 sportele te tjera shtese.

-Po keshtu fale mjeteve logjistike moderne me te cilat policia kufitare eshte pajisur kohet e fundit si skaneri per leximin ne kohe reale te pasaportave biometrike do te beje qe perpunimi i dokumentacionit te behet shume me shpejt duke mos krijuar pengesa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›