Mustafaj Integrimi kalon nga Tirana

Zoti Mustafaj beri nje krahasim te rruges europiane mes Shqiperise dhe Malit te Zi dhe sipas tij krimi i organizuar dhe korrupsioni jane ne te njejtet nivele ne te dyja vendet per te mos thene vazhdoi ai se ne fqinjin tone verior ne permasa edhe me te medha por ajo qe penalizoi vendin tone ne marrjen e statusit sipas tij e penalizoi situata politike.
Pyetjes se sa ndikon perkatesia fetare ne proceset integruese ne BE zoti Mustafaj iu pergjigj se komuniteti europian nuk eshte ndertuar mbi baza te perkatesise fetare qe sipas tij jane zera te izoluar ne BE.
Europa nuk eshte themeluar si nje Europe e mbeshtetur ne nje perkatesi fetare. Ne e kemi fajin vete. Ne menyre absolute procesi i integrimit eshte nje proces qe realizohet ne Shqiperi dhe refletohet ne Bruksel tha zoti Mustafaj.
Me tej duke analizuar marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise dhe ndikimt te Athines ne rrugen europiane te Shqiperise Mustafaj tha se diplomacia greke e ka shfrytezuar ne maksimum veton e saj cka ka krijuar edhe pershtypjen se rruga e integrimit kalon nga Athina. Por vendimet sipas ish-ministrit te jashtem merren gjithmone me konsensus ne BE.