E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE Nuk ka status per Shqiperine

Komisioni Europian nuk i rekomandon Keshillit te Bashkimit Europian dhenien e statusit kandidat ndaj Shqiperise. UPDATE

Per Shqiperine opinioni konkludon dhe me lejoni ta citoj Negociatat per anetaresim duhet te hapen sapo vendi te arrije nje shkalle te duhur te permbushjes se kritereve te nevojshme per tu bere anetare e ne vecanti kriterin politik te Kopenhagenit cfare kerkon qendrueshmerine e institucioneve duke garantuar posacerisht demokracine dhe zbatimin e ligjit. Nxisim Shqiperine e ketu serish citoj Te beje me shume perpjekje per progres e ketu perfundon citimi deklaroi komisoneri per zgjerimin Stefan Fyle.

Kolegji i Komisionereve vleresoi se Mali i Zi meriton dhenien e statusit kandidat por jo celjen e negociatave per anetaresim.

Komisioni rekomandon qe Keshilli ti jape statusin kandidat Malit te Zi deklaroi zoti Fyle.

Ngerci politik eshte arsyeja kryesore pse vendi yne nuk fitoi te njejtin status por jo i vetmi.

I pyetur nga Top Channel se cfare duhet te beje Shqiperia per te fituar statusin kandidat Komisioneri Fyle shpjegoi se Komisioni ka percaktuar disa prioritete kyce qe vendi duhet te permbushe deri vitin e ardhshem.

Ne kemi percaktuar disa prioritete kyce qe ne rastin e Malit te Zi jane 7 e per Shqiperine 12 e beme gjithashtu te qarte se ne paketen e zgjerimit vitin e ardhshem ne do ti rikthehemi ceshtjes se zbatimit te ketyre prioriteteve. Ne kete menyre vendeve u kemi dhene nje rruge te qarte sesi te ecin perpara drejt celjes se bisedimeve per anetaresim me nje afat te qarte kohor. Pervec ketyre ne rastin e Shqiperise eshte situata politike ndaj te gjithe spektrit politik pa bere asnje dallim mes atyre qe jane ne qeveri apo opozite pasi te gjithe ata ndajne te njejten pergjegjesi. Ata duhet te zgjidhin ngercin politik qe vijon ne vend prej shume muajsh. Pra te menjanohet ky ngerc politik e tu adresohen atyre prioriteteve kyce dhe meqenese cdo vend gjykohet mbi merita individuale vitin e ardhshem mund te shikoni atehere dhe nje rekomandim pozitiv u pregjigj komisioneri Fyle.

12 prioritetet kyce per Shqiperine sipas Komisionit lidhen me funksionimin e duhur te Kuvendit miratimin e ligjeve te mbetura me shumice te cilesuar garantimi i nje procesi te rregullt votimi per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese ndryshimin e Kodit Elektoral garantimin e standarteve ne zgjedhje depolitizimin e administrates publike reformimin e gjyqesorit garantimi i te drejtes mbi pronen zbatimi i strategjise kunder korrupsionit gjurme konkrete per luften ndaj krimit te organizuar politikat kunder diskriminimit kryesisht ndaj grave e minoritetit rom dhe permiresimi i kushteve per te denuarit e te burgosurit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›