Dhjetra të vrarë në disa sulme në Irak

Zyrtarë në Irak thanë se një valë bombardimesh goditi sot vendin, duke vrarë mbi 20 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Sulmi më vdekjeprurës, i realizuar me anë të shpërthimit të tre automjeteve, ndodhi në Taxhi, një qytet në veri të kryeqytetit, Bagdad. Zyrtarët thanë se shpërthimet vranë tetë njerëz dhe plagosën më shumë se 20 të tjerë.
Një sulm vetëvrasës me bombë në Kut, në jug të Bagdadit, la të vrarë të paktën tre policë dhe plagosi disa të tjerë. Gjithashtu, në Balad Ruz, në verilindje të kryeqytetit, një makinë bombë vrau dy policë. Sulme pati edhe në qytete të tjera.
Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet e sotme vdekjeprurëse.