E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma Amerikane, debat për taksat me Bashkinë e Tiranës

Dhoma Amerikane e Tregtisë pritet të organizojë sot aktivitetin Forum Biznesi me drejtoren e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, znj. Belinda Ikonomi. Takimi do të fokusohet në çështjet që kanë lidhje me politikat fiskale të Bashkisë së Tiranës dhe problematikat e hasura gjatë administrimit si për biznesin, ashtu edhe për administratën e bashkisë. Forum Biznesi është një aktivitet periodik i Dhomës Amerikane të Tregtisë, me anë të të cilit synohet që bizneset anëtare të Dhomës të marrin informacion të freskuar mbi të gjitha ndryshimet ligjore dhe teknikat e reja financiare që aplikohen sot. Kjo është një nga format, me të cilat AmCham i shërben biznesit të vet anëtar.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar, për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›