E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBG, ofertë për kreditë e shtëpive

24/03/2010 PUM-i

NBG Bank hedh në treg kredinë për shtëpi të quajtur PUM-i. “Ne e dimë se të marrësh një vendim për të blerë një apartament dhe për të aplikuar për një kredi për shtëpi është diçka serioze dhe shumë e rëndësishme për të gjithë, prandaj ne kemi krijuar këtë produkt duke menduar për të ardhurat e klientëve tanë. Me sloganin tonë “Shtëpi dhe një jetë” ne kemi parasysh cilësinë e jetës dhe njëkohësisht mundësinë e klientit për të përballuar një kredi për shtëpi”, tha Ioannis Apostolopoulos, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit dhe Produkteve Individuale në NBG Bank në Shqipëri. Ky produkt për kredi për shtëpi përbëhet nga tre opsione të ndryshme që varen nga afati i kredisë. Klientët tanë mund të marrin një kredi për shtëpi për një afat deri në 10, 15 ose 25 vjet, në varësi të të ardhurave të tyre personale dhe familjare. Për kredinë në lekë për shumën 4 200 000 lekë paguhet 62 400 lekë për afatin 10 vjet, 53 100 lekë për 15 vjet dhe 48 600 për 25 vjet. Ndërkohë që për kredinë në euro, për shumën 30 mijë euro paguhet 375 euro për afatin 10 vjet, 305 euro për 15 vjet dhe 255 euro për 25 vjet. NBG u jep mundësi klientëve të paguajnë kredinë e tyre për një afat deri në 25 vjet duke marrë parasysh të ardhurat e ulëta të familjes ose të çiftit të ri që do të blejë apartamentin e tij.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›