Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregtise mbeshtet ligjin e amenduar nga qeveria per mbrojtjen e investimeve te huaja

Berisha takon edhe sipermarresit shqiptaro-amerikane Reformat ne Shqiperi te suksesshme jemi ne grupin e vendeve me nivel te larte te te ardhurave te mesme
Ne diten e trete te vizites se tij ne Nee York kreu i qeverise Sali Berisha zhvilloi nje takim me perfaqesues te Dhomes Shqiptaro-Amerikane te Tregtise. Gjate takimit Kryeministri Berisha i njohu me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare per krijimin e nje klime lehtesuese dhe te favorshme per biznesin ne Shqiperi ne terheqjen e investimeve te huaja dhe dhenien e garancive per investitoret e huaj.
Nder te tjera kryeministri Berisha beri nje ekspoze te potencialeve te Shqiperise dhe fushave ne te cilat mund te investohet si ne energji turizem infrastrukture etj..
Perfaqesuesit e Dhomes Shqiptaro-Amerikane te Tregtise paraqiten interes te vecante lidhur me kuadrin rregullator per investimet e huaja direkte ne Shqiperi si dhe mundesite e investimit dhe partneritetit. Ne kete aspekt interes dhe vleresim te madh nga ana e tyre pati per ndryshimet e reja ne legjislacionin shqiptar ne lidhje me garantimin e investimeve te huaja ne Shqiperi si edhe per instrumentet e tjera ligjore te cilat permiresojne klimen e biznesit dhe investimeve.
Berisha takon edhe sipermarresit shqiptaro-amerikane Reformat ne Shqiperi te suksesshme jemi ne grupin e vendeve me nivel te larte te te ardhurave te mesme
Ne kuader te vizites ne Nju Jork me rastin e mbajtjes se samitit te 65-te te Asamblese se Kombeve te Bashkuara shefi i ekzekutivit shqiptar Sali Berisha mori pjese ne pritjen e organizuar nga Rrjeti i Profesionisteve dhe sipermarresve Shqiptaro - Amerikane APEN.
Kjo organizate ka ne fokus te punes se saj promovimin mbeshtetjen dhe zhvillimin profesional te komunitetit shqiptar te cilet jetojne punojne e studiojne ne SHBA.
Ne pershendetjen e tij kryeministri Berisha e cilesoi kete takim si shume te vecante dhe te rendesishem pasi kjo organizate perfaqeson gjeneraten e suksesit te emigracionit dhe diaspores shqiptare. Duke vleresuar rolin dhe kontributin e APEN per Shqiperine Kosoven dhe shqiptaret ne teresi kryeministri Berisha u shpreh se une kam deshire tju shoh ju te gjitheve ne Shqiperi por nga ana tjeter nuk mund te mohoj se roli juaj ne kete vend nuk eshte me i vogel se ai qe mund te luani ne Shqiperi. Jam i vetedijshem se ne fytyren tuaj une shoh biznesmene te shquar ne vendin me te madh te botes por jam i sigurt se dhe senatore kongresmene e zyrtare me te larte te ketij vendi- u shpreh Berisha.
Me tej kryeministri beri nje ekspoze te zhvillimeve dhe arritjeve te Shqiperise ne shume fusha kryesisht ne fushen ekonomike. Berisha u shpreh se ne nje hark te shkurter kohor jane rritur ne dhjetera e dhjetera here te ardhurat per fryme Shqiperia eshte vendosur ne grupin e vendeve me nivel te larte te te ardhura te mesme 80 perqind e prodhimit e ka nga sektori privat 90 perqind e nxenesve qe mbaruan klasen e 9-te ndjekin shkollat e mesme dhe ku 70 perqind e maturanteve jane regjistruar ne universitete si dhe ne cdo shkolle ne te kater anet e vendit ka internet dhe kabinete informatike etj. Nder te tjera Kryeministri foli per investimet e rendesishme ne infrastrukturen e vendit duke nenvizuar se ne pranvere cdo njeri qe niset nga Kosova per ne Shqiperi nga Morina e Kukesit deri ne Konispol do te ece ne rruge te reja.
Te pranishem ne kete pritje ishin edhe Presidenti i Kosoves z. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri i Kosoves z. Hashim Thaci.