Dhoma e Larte e parlamentit te Italise miraton shkurtime te ndjeshme te buxhetit

Dhoma e Larte e parlamentit te Italise ka miratuar shkurtime te ndjeshme te buxhetit permes nje votimi qe ka per qellim te ule shqetesimet se ekonomia numer 3 e Evropes mund te jete viktima e ardhshme e krizes se borxheve.
Senati italian votoi me 161 vota pro dhe 135 kunder sot ne favor te nje plani 4-vjecar per shkurtimin e shpenzimeve. Pritet qe dhoma e ulet e parlamentit ta miratoje planin neser.
Paketa e shkurtimeve e hartuar me synimin per te balancuar buxhetin brenda vitit 2014 parashikon reduktime te subvencioneve qeveritare per rajonet e vendit ngrirje te pagave te sektorit publik dhe tarifa te reja per kujdesin shendetesor.
Tre vende evropiane Greqia Irlanda dhe Portugalia jane detyruar te kerkojne ndihme nga partneret evropiane dhe Fondi Monetar Nderkombetar per te perballuar situaten e veshtire financiare. Italia e cila ka nje ekonomi shume me te madhe po perpiqet te shmange nje krize financiare.