SHBA Ende pa marreveshje mbi kufirin e borxhit

Nderkohe qe ekziston mundesia qe Shtetet e Bashkuara te mos arrijne ti paguajne borxhet dhe paralajmerimet e ekonomisteve investitoreve dhe agjencive te vleresimit te kreditit vazhdojne Uashingtoni ka ngecur mes nje debati politik qe ka bllokuar marreveshjen per uljen e deficitit qe do ti hapte rrugen rritjes se kufirit te borxhit. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Majkell Bouman njofton se jo vetem qe bisedimet mes Shtepise se Bardhe dhe udheheqesve te kongresit nuk kane perparuar por kane dale edhe fraksione te tjera mes dy partive kryesore politike qe po e bejne arritjen e nje marreveshjeje ende me te komplikuar.
Nderkohe qe presidenti Barak Obama pergatitet per nje raund tjeter negociatash me ligjvenesit kryesore sekretari i shtypit Xhei Karni nuk dha shenja se ka te ngjare te arrihet nje marreveshje e papritur qe do te shmangte mospagimin e borxhit kombetar amerikan prej 143 trilion dollaresh.
Presidenti eshte gati te arrije nje marreveshje. Ai po pret te gjeje partnere.
Republikanet duken akoma me pesimiste. Udheheqesi i pakices ne senat Mic Mekonell vazhdoi kundershtimet e tij ndaj kembenguljes demokrate qe rritja e taksave te ishte pjese e marreveshjes se buxhetit.
Republikanet nuk do te kthehen ne taksambledhesit e ekonomise se zotit Obama. Ne nuk do ti themi nje marreveshjeje te keqe se eshte e mire. Nese ai dhe senati demokrat duan te marrin borxh deri sa te shkaterrohemi ata mund ta bejne kete. Por nuk mund te presin qe republikanet ti ndihmojne.
Mekonell ka thene se nese nuk arrihet nje marreveshje dy-partiake republikanet duhet ti lajne duart nga ceshtja e kufirit te borxhit duke i dhene presidentit Obama mundesine te rrise kufirin e huase pa pajtimin e ligjvenesve republikane. Kjo do ta vinte te gjithe barren e nje levizjeje jopopullore mbi demokratet para zgjedhjeve kombetare te vitit te ardhshem.
Por uniteti i Partise Republikane duket se eshte lekundur. Kryetari i dhomes se perfaqesuesve Xhon Bejner ka thene se synimi i tij eshte ulja e deficitit me 4 trilion dollare gjate 10 viteve te ardhshme ndersa zevendesi i tij kryesor kreu i shumices ne dhomen e perfaqesuesve Erik Kantor duket se eshte perqendruar ne nje marreveshje me te vogel qe ka te beje me shkurtimet e buxhetit per te cilat eshte rene dakort ne negociatat e zhvilluara deri tani. Te dy ata nuk dhane shenja mosmarreveshjeje gjate nje konference per shyp dje madje zoti Bejner arriti ta perqafonte zotin Kantor para kamerave.
Nderkohe disa republikane po mbeshtesin propozimin e zotit Mekonell dhe shume prej tyre duket se nuk duan ta lene shansin e nje marreveshjeje te rendesishme per buxhetin tu rreshqase nga duart. Seantorit republikan Bob Korker nga Tenesi eshte kundershtar i flakte i ngritjes se taksave. Por dje ai kritikoi pozitat e ngurta te partive ne negociata dhe duket se kerkonte kompromis.
Jam shume i zhgenjyer qe te dy palet duan qe tu dale fjala e tyre. Nuk mendoj se ky vend eshte krijuar ne menyre qe vetem njera parle te marre ate qe do.
Por kompromisi duket si fjale e huaj per levizjen kunder rritjes se taksave Tea Party pjese e partise republikane.
Senatori Marko Rubio republikan nga Florida thote se qendrimi i ashper kunder rritjes se taksave nuk ka te beje me ideologjine por me ekonomine.
Shpesh ne politike kompromiset i keqesojne gjerat ne vend qe ti permiresojne. Po te rriten taksat ne kete ekonomi me 9 per qind papunesi ne do ti bejme gjerat me keq.
Nderkohe ligjvenesit demokrate theksojne se cdo marreveshje per buxhetin qe do te mbeshtetet vetem tek shkurtimet e shpenzimeve do te demtoje klasen e mesme dhe te varferit ndersa do te mbronte te pasurit nga sakrifica. Ricard Derbin eshte senator demokrat nga Ilinoi
Ne duhet te veme gjithcka ne tavoline shpenzimet perfitimet dhe te ardhurat. E theksoj gjithcka.
Ferkimet jane shfaqur edhe brenda partise demokrate ku disa ligjvenes e kundershtojne leshimin e presidentit Obama per te konsideruar ndryshime themelore ne prorame perfitimesh qe sigurojne te ardhura dhe kujdes shendetsor per pensionistet.
Megjithe zerat dhe kerkesat e ndryshme sekretari i shtypit Karni thote se nje marreveshje ende eshte e mundur para afatit te 2 gushtit per rritjen e kufirit te borxhit.
Marreveshja eshte e mundur. shte ne tavoline. Thjesht duhet te shtrijme doren dhe ta marrim dhe te kemi vullnetin per te arritur kompromise. Per kete duhet menduar per publikun amerikan dhe jo vetem bazat e mbeshtetjes partiake.
Presidenti Obama eshte takuar me udheheqesit e kongresit cdo dite kete jave dhe ditet e ardhshme priten edhe takime te tjera.