Dhoma e Përfaqësuesve fillon debatin për reformën shëndetsore

Presidenti Barak Obama u takua me
demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të kongresit amerikan për t'u bërë atyre
thirrje që të mbështesin projekt-ligjin për refomimin e kujdesit shëndetsor, që
po debatohet në Dhomë.
Udhëheqësit në Dhomën e Përfaqësuesve u takuan sot për disa minuta me
presidentin Obama me dyer të mbyllura.
Presidenti u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai u kishte thënë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve se vendi ishte më afër se kurrë më parë miratimit të reformës në kujdesin shëndetsor dhe se është koha që kjo punë të marrë fund.
Debati i zjarrtë rreth projekt-ligjit filloi sot dhe pritet të vazhdojë për orë të tëra.
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit
amerikan filloi debatin lidhur me projekt-ligjin e debatueshëm për reformimin e
kujdesit shëndetsor.
Udhëheqësit demokratë të Dhomës shprehën besimin se do të votojnë sot për projekt-ligjin, por debati mund të vazhdojë deri nesër.
Demokratëve
do t'u duhet ta miratojnë projekt-ligjin me votat e tyre, sepse udhëheqësit
republikanë kanë thënë se asnjë prej anëtarëve të partisë së tyre nuk do të
votojnë në favor. //mm//