E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Qytetarëve të Tiranës u shtohet dhe një hapësirë e gjelbër, e cila për fat i shpëtoi betonizimit

Edi Rama u vetëfaktua përfundimisht se në bashkinë e Tiranës është në shërbim të interesave klanore të mafies së ndërtimit. Nisur nga ngjarja më e fundit ku një hapësirë trualli në qendër të Tiranës ishte planifikuar për t’u vënë në shërbim të ndëtuesve, miq dhe bashkëpunëtorë të afërt të kryebashkiakut, Edi Rama kryekëput, madje dhe personalisht i doli në mbrojtje këtij trualli me një mal me gënjeshtra, pavarësisht se vetëm pak muaj më parë me dokumentacion ka pranuar se prona është shtetërore. Por, ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë e Ministrisë së Punëve Publike, në truallin në qendër të Tiranës, i preu shpresat kryebashkiakut Edi Rama dhe klaneve të ndërtimit, për kthimin e saj në një shtojnë të betonizuar.
Qëndrimi i palëkundur i ministrit Sokol Olldashi bëri të mundur që, qytetarët e Tiranës të kenë në dispozicion edhe një tjetër hapësirë të gjelbër, që i’u mor prej “duarsh” mafies së ndërtimit, e mbështetur dhe e sponsorizuar fuqimisht nga Edi Rama, i cili si gjithmonë do të përfitonte bakshishin e zakonshëm, 15%-shin. Kësisoj, i vënë në shërbim të klaneve të ndërtimit dhe mafies që zapton pronat shtetërore, duke i’u vënë emërtime dhe duke krijuar pronarë të paligjshëm, Edi Rama tregoi edhe njëherë se interesi i tij i vetëm në krye të bashkisë është parcelizimi i saj dhe jo shërbimi për qytetarët.
Ndaj me të drejtë Partia Demokratike dhe komisioni parlamentar i ngritur prej saj kanë denoncuar aferat e rënda të Ramës gjatë veprimtarisë në krye të bashkisë. Afera, të cilat llogariten të kenë shkaktuar miliarda lekë dëme në buxhetin e shtetit dhe një zhvatje të pallogaritshme të xhepave të qytetarëve, nëpërmjet taksave abuzive.
Megjithatë, ajo që vlen të theksohet është se ndërhyrja e organeve të hetimit ndaj këtij megakorrupsioni që gjithmonë e më shumë po përshkallëzohet, të jetë më e shpejtë dhe e efektshme. Dosjet voluminoze të korrupsionit, lidhur me veprimtarinë e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, prej muajsh të tërë kanë zënë fill në Prokurori, por nga ky organ ende nuk është bërë asnjë lëvizje. 
L.Q

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›