Deklarata e Shoqatës së Medias elektronike: Mero Baze të ndalë shpifjet, ai është veç një punëtor mediash, jo gazetar

Shoqata e mediave elektronike ka kërkuar përmes një deklarate publike ndaljen e shpifjeve në media nga gazetari Mero Baze. 215 anëtarë të shoqatës së mediave elektronike shqiptare me anë të një deklarate, kanë kërkuar dje publikisht që punonjësi i medias, Mero Baze, të ndalë shpifjet në mënyrë sistematike që ai ka bërë dhe po bën ndaj biznesit, ndaj politikanëve, si dhe rastet flagrante të shpifjeve të tij në media. “Shpifjet e Mero Bazes të njohura tashmë botërisht prej vitesh, kane sjellë incidente që dëmtojnë imazhin e punonjësve dhe lirisë së shtypit të lirë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e sipërcituar të Shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare. Kjo shoqatë sqaron se fatmirësisht ajo ka konstatuar se rastet e shpifjeve publike dhe rastet e rrahjes së gazetarëve përmblidhen vetëm në një emër: tek ai i Mero Bazes.
Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare i bën thirrje këtij punonjësi të medias të heq dorë nga shpifjet që të mos vazhdojë më gjatë të turpërojë imazhin e gjithë medias shqiptare”, përfundon deklarata.
Deklarata është nënshkruar nga 215 anëtarë të Shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare, me kryetar zotin Aleksandër Frangaj.