E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Tregtisë ndan çmimet e fundvitit

24/12/2010  Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, nderohet për suksesin në procesin e heqjes së viza

Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, merr çmimin “Mik i sipërmarrjes shqiptare”

Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, u nderua me çmimin “Mik i sipërmarrjes shqiptare” i dhënë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Çmimi është dhënë gjatë një darke gala ku ministri Meta garantoi se do të vazhdojë mbështetja për biznesin shqiptar, në mënyrë që ai të konsolidohet më tej dhe të vazhdojë të jetë motor i zhvillimit të vendit. “Dua t’i uroj të gjithë sipërmarrësve dhe sipërmarrëseve shqiptare një vit të lumtur dhe të gëzuar, gjithashtu edhe Krishtlindje të gëzuara. Sukses dhe mbarësi në aktivitetet e tyre, pasi suksesi dhe mbarësia juaj do të thotë sukses dhe mbarësi për ekonominë dhe për gjithë shoqërinë tonë. Ndaj dhe unë do të bëj gjithë përpjekjet e mia për të mbështetur biznesin shqiptar në mënyrë që ai të konsolidohet më tej dhe të vazhdojë të jetë motor i zhvillimit të vendit sikurse ka qenë deri tani”, u shpreh Meta. Dhoma Kombëtare e Tregtisë dhe Industrisë ka nderuar dhe vlerësuar disa nga faktorët dhe kompanitë që kanë spikatur gjatë këtij viti. “Ka qenë një vit i ngarkuar dhe me shumë tension për sipërmarrjen shqiptare, por që po përmbyllet me sukses. Biznesi shqiptar doli nga dera e pasojave të krizës dhe po konsolidohet më tej. Kjo e dëshmon dhe rritja e import-eksporteve për periudhën janar-shtator 2010”, - tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Suksesi i ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, në procesin e heqjes së viza është nderuar gjithashtu me çmimin nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në emër të të gjithë biznesmenëve shqiptar. “Është një vlerësim shumë i madh për mua, veçanërisht duke pasur parasysh se nga kush vjen. Anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, kapitenët e ekonomisë së Tiranës, kësaj lokomotive të ekonomisë shqiptare”, - tha Basha. Vlerësime ka pasur edhe për sektorin banker, kompani sigurimesh, apo organizatorët e ekspozitave, për afrimin e sipërmarrësve të huaj potencial në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›