Neurokirurgjia 7.1 milione euro per aparaturat
Plot 7.1 milione euro per neurokirurgjine.Me kerkese te Ministrise se Shendetesise qeveria ka miratuar kredine e bute te qeverise austriake. Ne kete menyre behet i mundur zbatimi i fazes se dyte te projektit per permiresimin e departamentit te neurokirurgjise. Sipas Ministrise se Shendetesise ai eshte nje prej sherbimebe elitare ne vendin tone dhe qender reference ne rajon per pacientet e Maqedonise Malit te Zi dhe Kosoves.Sipas sekretares se pergjithshme te Ministrise se Shendetesise nga keto fonde per here te pare ne spitalet publike shqiptare pacientet do te perfitojne nga trajtimi me pajisjen bashkekohore Akselerator Linear i cili ben te mundur trajtimin e semundjeve tumorale me precizion te larte dhe me efekte anesore minimale. Departamenti i Neurokirurgjise do te kete gjithashtu tre salla operacioni moderne trajtim post -operator si dhe salla reanimacioni te pajisura gjithashtu sipas standardeve europiane tha Cano. Ne perfundim te fjales se saj Cano theksoi se me pajisjet e reja dhe me burimet njerezore te specializuara do te behet e mundur qe trajtimi mjekesor ne fushen e neurokirurgjise te kryhet me cikel te mbyllur duke ofruar sherbim cilesor te plote brenda Shqiperise pa qene e nevojshme per shpenzime te metejshme ne trajtime te specializuara jashte vendit.Edhe Ministri i Shendetesise e cilesoi investimin si mjaft te rendesishem per te ofruar nje sherbim sa me cilesor per pacientet. Financimi i hap rrugen zbatimit te modernizimit te spitalit te neurokirurgjise ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza me pajisje bashkekohore pas inagurimit te rikonstruksionit te tij para disa javesh me fonde te buxhetit te shtetit ne vleren e 3.5 milion dollareve.