Financat marreveshje me KFW per 65 milione euro
Pese projekte te rendesishme infrastrukturore ne sherbim te mjedisit turizmit dhe aspektit social kane marre mbeshtetjen e bankes gjermane per tu financuar. Ministria e Financave nenshkroi dje nje marreveshje me banken KFW per te financuar projekte te cilat do ti sherbejne nje sere qyteteve te rendesishme ne vend si Saranda Gjirokastra Fieri Lezha Pogradeci rajoni Berat - Kucove si dhe qarqet Shkoder Kukes Diber dhe Korce. Kredia kap vleren e 65 milione eurove nga te cilat 46 milione jane kredi dhe 19 milione te tjera jane grant. Sipas Ministrise se Financave kjo eshte nje kredi mjaft e favorshme pasi termat jane relativisht te buta kjo e garantuar edhe si rezultat i sportit financiar te qeverise gjermane. Pese projektet qe do te financohen nga kredia e marreveshjes me te fundit jane programi i mbrojtjes mjedisore te liqenit te Ohrit kanalizimet ne Pogradec faza III projekti per administrimin e mbetjeve te ngurta ne jug-lindje te Shqiperise programi infrastruktura bashkiake I projekti per sherbime konsulence per forcimin e kapaciteteve te ujesjelles-kanalizime Berat-Kucove projekti per fondin e investimeve sociale IV. Sipas Ministrise se Financave te gjithe keto projekte qe do te realizohen jane ne perputhje me strategjine kombetare per zhvillimin dhe integrimin e Shqiperise. Ata synojne permiresimin e situates se furnizimit me uje dhe sanitetit ne zonat ku do te zbatohen.