Baraybar: “Basha ka qenë zyrtar i UNMIK-ut, jo përkthyesi im”
24/12/2010 Mjeku ligjor i raportit “Dik Marti” mohon trafikun e organeve në Kukës
“Materialet e gjetura në shtëpinë e verdhë s’ishin provë përcaktuese”
Vetëm tri ditë nga deklarata e tij e parë peruani Jose Baraybar ka dhënë dje një dëshmi krejtësisht të kundërt me atë që deklaroi para pak ditësh për hetimet në lidhje me akuzat e Dik Martit. Mjeku ligjor Baraybar, i cili ka marrë pjesë në hetimet e bëra në Shqipëri në lidhje me akuzat e paraqitura në raportin e Dik Martit, dëshmoi dje se ministri Basha ka qenë bashkë me të në Kukës si zyrtar i UNMIK-ut dhe jo si përkthyes i tij. “Lulzim Basha nuk ka qenë me mua në shtëpinë e verdhë. Ai ka qenë me mua gjatë vizitës së pranverës 2003 në Kukës. Lulzim Basha punonte për UNMIK-un. Kur unë kam qenë atje, ai punonte aty, në 2002-shin ka qenë aty, në Departamentin e Drejtësisë dhe pranverën e 2003-shit erdhi me mua dhe me dikë tjetër në Shqipëri. Ai nuk ishte përkthyesi im, ai punonte për Departamentin e Drejtësisë. S’kam thënë kurrë se ai ishte përkthyesi im. Ai erdhi me ne në atë ndalesë në zonën e Kukësit, kjo po që është e vërtetë”, - pohoi mjeku ligjor Jose Baraybar. Gjithashtu ai pranoi se nuk kishin gjetur asnjë provë reale për trafikun dhe transplantin e organeve që flitet në raportin e Dik Martit, por pavarësisht kësaj ai ka dyshimet e tij në lidhje me këtë çështje. Duke theksuar se ka qenë në vendin tonë për të investiguar edhe në lidhje me akuzat e Karla del Pontes dhe së fundi nga reporteri i KE-së, Dik Marti bëri me dije se materialet e gjetura në shtëpinë e verdhë, për të cilën ai thotë se në të vërtetë ishte e bardhë, ishin diçka paraprake, por jo prova përcaktuese. Gjithashtu Baraybar pohoi se hetimi i tij ishte për llogari të OKB-së dhe se në Shqipëri ka hyrë zyrtarisht dhe jo fshehurazi. “Në të dyja herët që kam qenë, i pari ishte, le të themi një udhëtim turistik, i dyti ishte për një hetim zyrtar dhe me ne ishte edhe një prokuror shqiptar. Pra, fshehtas s’kam qenë ndonjëherë”, - u shpreh ai. Ndërsa shprehet se nuk ka asnjë provë apo dëshmi të ngritur në bazë provash, Baraybar mohon faktin se kjo çështje po përdoret politikisht në ndonjë kontekst të caktuar. Dhe për këtë ai u shpreh se në këtë çështje janë ngritur dy lloje akuzash, ku së pari thekson faktin që UCK-ja kishte baza edhe në Shqipëri e më saktë në Kukës. “Në vitin 2003, kur kam qenë aty për herë të parë, arrita të shoh një prej këtyre kampeve në Kukës, kam intervistuar njerëz që ishin dërguar atje, por nuk po them se këtyre njerëzve u ishin hequr organet.” Çështja e dytë, sipas Jose Baraybar-it, është një set i dytë informacioni që ka të bëjë me rrjetin e trafikimit të organeve, e cila është diçka tjetër, ku këtu hyn në skenë edhe shtëpia e verdhë.
Mohimi
“Lulzim Basha nuk ka qenë me mua në shtëpinë e verdhë. Ai ka qenë me mua gjatë vizitës së pranverës së 2003-shit në Kukës. Lulzim Basha punonte për UNMIK-un. Kur unë kam qenë atje, ai punonte aty, më 2002-shin ka qenë aty, në Departamentin e Drejtësisë dhe pranverën e 2003-shit erdhi me mua dhe me dikë tjetër në Shqipëri. Ai nuk ishte përkthyesi im, ai punonte për Departamentit e Drejtësisë. S’kam thënë kurrë se ai ishte përkthyesi im. Ai erdhi me ne në atë ndalesë në zonën e Kukësit, kjo po që është e vërtetë”, – tha Baraybar.
Deklarata e Bashës
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha para pak ditësh ka hedhur poshtë pretendimet e ish-ekspertit të OKB-së Jose Baraybar, duke i cilësuar pohimet e tij si gënjeshtër e trashë. Basha ka i quajtur shpifje edhe deklaratat se ai ka qenë përkthyesi i ekspertit dhe të këtë vizituar ndonjë shtëpi të verdhë bashkë më të. Sipas Bashës, kjo gënjeshtër e trashë fsheh në vetvete dështimin e punës së Baraybar-it, i cili dështoi në punën e tij për të zbuluar viktimat shqiptare të gjenocidit serb gjatë luftës në Kosovë.
Trafikimi
Në lidhje me trafikimin e organeve nga ana e UÇK-së, Baraybar, mjeku ligjor që ka kryer hetime në Shqipëri, tha: “Informacioni i dytë i Dik Martit lidhur me rrjetin e trafikimit të organeve, gjë që është diçka krejt tjetër dhe e shkëputur nga akuzat e para, hyn në skenë edhe shtëpia e verdhë. Dua të them pse askush nuk hetoi për këtë? Besoj se Marti raportoi saktë kur tha se komuniteti ndërkombëtar nuk deshi të ndërhynte e të trazonte atë të ashtuquajtur ‘stabilitet’ të Kosovës në kohën kur ish-lideri i UCK-së ka marrë tani një pozitë politike.”
Vendimi i KQZ-së
Kutitë do të hapen më 29 dhjetor
Komiteti Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të kaluara elektorale të 28 qershorit dhe më anë të një relacioni të bërë publik për medien paraditen e djeshme njoftoi se hapja e kutive do të bëhet me datën 29 dhjetor. “Duke qenë se afatet për ankimimet për këto zgjedhje kanë përfunduar, duhet të realizohet hapja e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, si dhe seleksionimi i dokumentacionit dhe materialit zgjedhor të gjetur brenda tyre si detyrim ligjor në përputhje me përcaktimet e nenit 178 të Kodit Zgjedhor”, - thuhet në relacion. KQZ-ja njoftoi gjithashtu se Presidenti i Republikës ka caktuar 8 majin e vitit të ardhshëm si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore. Për rrjedhojë, duke u nisur nga kjo, institucionit të KQZ-së i lind detyrimi i përgatitjes së projektbuxhetit dhe të procedurave të tjera ligjore për realizimin e këtyre zgjedhjeve, ku ky projektbuxhet bazohet në materialet zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e ardhshme vendore. Për këtë arsye, administrata e KQZ-së e ka të domosdoshme të fillojë menjëherë procesin e evidentimit të sasisë dhe gjendjes së materialeve ekzistuese për të parashikuar llojet, sasinë dhe buxhetin që do kërkohet për zgjedhjet e ardhshme. KQZ-ja duhet të bëjë një vlerësim të shpejtë të gjendjes fizike të materialeve të kaluara për të përcaktuar nëse do të jetë e nevojshme për të parashikuar sasi shtesë të tyre.
Përllogaritja
Aktualisht administrata e KQZ-së ndodhet në kushtet kur kanë kaluar të gjitha afatet kohore për një procedurë normale të përllogaritjes së projektbuxhetit që lidhen me materialet zgjedhore, pasi është e pamundur që të bazohet në materiale që mund të ripërdoren, pasi ato cilat ndodhen brenda kutive të materialeve zgjedhore.
Zgjedhjet e ardhshme
KQZ-ja ndodhet në kushtet e fillimit të procedurave për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, që do të zhvillohen në 8 majin e vitit të ardhshëm, proces që paraprakisht do të kërkojë sigurimin në gjendjen fillestare të kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore minimalisht 3 muaj para datës së zgjedhjeve.
Kreu i PDU-së kërkon zgjidhjen e çështjes çame
Idrizi: Akuzat dhe motivet e Martit janë politike
Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në një prononcim të bërë dje në medie është shprehur në lidhje me akuzat e bëra publike në raportin e paraqitur nga anëtari i Këshillit Europian Dik Marti, i cili ka akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafik dhe transplant organesh në vendet e Europës. Duke e cilësuar raportin e Martit antikombëtar dhe të pabazuar në fakte konkrete, Idrizi theksoi se akuzat dhe motivet e tij janë tërësisht politike dhe në dëm të shqiptarëve. Ndër të tjera kreu i PDU-së u shpreh dje se Shqipëria dhe Kosova nuk i tremben aspak hetimit që pritet të fillojë, përkundrazi, qeveritë e dy vendeve janë treguar të gatshme për të bashkëpunuar me EULEX-in për zbardhjen e akuza të bëra nga ana e Dik Martit.
Në prononcimin e tij Shpëtim idrizi u ndal edhe në çështjen çame dhe bëri apel për zgjidhjen e saj, pasi është e papranueshme që kjo të tejzgjatet pafundësisht në kohë. Çështja çame, sipas kreut të PDU-së, duhet të hyjë patjetër në rrugën e zgjidhjes. “Ballafaqim me studiuesit grekë për të vërtetën e çështjes çame, që ka mbetur e pazgjidhur. Shteti grek ka manipuluar brezin e ri në lidhje me tragjedinë çame, por ia ka dalë mbanë edhe në politikën e jashtme, duke manipuluar mbarë opinionin publik”, - është shprehur para pak ditësh kreu i PDU-së Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij në konferencën "Çështja e Çamërisë dhe sfidat e së ardhmes", organizuar nga Instituti i Studimeve për Çamërinë.