Dhoma më e qetë në botë, ku askush nuk mund të qëndrojë
Share
Thonë se heshtja është ar, por ka një dhomë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është kaq e qetë sa askush nuk qëndron dot aty.
45 minuta, kaq është rekordi i vendosur për qëndrimin në dhomën anekoike në laboratorët Orfield.
Është 99.99 përqind absorbuese e zhurmës dhe mban rekordin Guinness si vendi më i qetë në botë, por po qëndrove shumë, të bën me halucinacione.
Është aq e qetë sa mund të dëgjosh zemrën, mushkëritë e stomakun tënd. Në këtë dhomë ti bëhesh vetë zhurma.
Dhoma përdoret nga NASA për të parë se sa mund të rezistojnë njerëzit pa zhurmë derisa të nisin halucinacionet.

