Nuk është problem seksi mbi tavolinë, por diçka tjetër
Share
Një nga temat e ditës në Gjermani është seksi në një nga kullat e Frankfurtit. Një menaxher i bankës Helaba është kapur duke bërë seks me sekretaren e tij mbi tavolinën e punës, në katin e 56-të.
Prej kohësh kolegët e dinin se diçka po ndodhte mes menaxherit dhe sekretares së tij. Por kulmi arriti para disa ditësh në kullën 200 metër.
Një koleg i tyre futet në zyrë dhe i gjen ata duke bërë seks mbi tavolinë. Vetë menaxheri e mohon diçka të tillë, por bordi drejtues e ka marrë vetë situatën në dorë. Dhe ata kanë një shqetësim. Nuk u bëhet vonë për seksin, por sepse ata kanë thyer orarin e punës. Përpara se të nisnin të bënin seks, duhej të kërkonin pushimin e drekës. Kështu vepron çdo punonjës. Seksi në zyrë nuk është kohë pune.