E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli Tiranë-Elbasan hapet në fund të vitit, rruga në mes të 2013

Tuneli Tiranë-Elbasan

Qytetarët që do të udhëtojnë në drejtim nga Elbasani drejt Tiranës apo anasjelltas, në fund të këtij viti mund të shkurtojnë disa minuta nga udhëtimi i tyre nëse do të kalojnë nga tuneli i autostradës Tiranë-Elbasan. Por, mbërritja dhe dalja nga tuneli, nëse nuk kanë përfunduar dy lotet e tjera të autostradës, mund të bëhet nga rrugët e aksesit që janë hapur nga kompania Aktor, që po punon aktualisht në tunel. Detajet i bëri të ditura zëvendësministri i Transporteve, Ernest Noka, gjatë mbrojtjes së projektligjit për huan e fundit të rrugës Tiranë-Elbasan, në Komisionin e Ekonomisë. Tuneli mund të jetë në gjendje të shfrytëzohet në fund të këtij viti, por meqenëse është segmenti i dytë në të gjithë aksin, nuk mund të shfrytëzohet pa mbaruar rruga në tërësi së bashku me dy segmentet e tjera. Gjithsesi, sipas kontratës, edhe segmenti i fundit do të përfundojë brenda 6-mujorit të vitit të ardhshëm. Kalimi në tunel përmes lidhjeve provizore mund të bëhet pasi aksesi për në tunel është goxha i mirë, por kjo është në dorë të qytetarit, u shpreh Noka. Ai, nga ana tjetër, u shpreh se huaja e fundit prej 20.4 milionë dollarësh, e miratuar dje nga Komisioni i Ekonomisë, plotëson kredinë totale prej 293.1 milionë dollarësh që duhet për të plotësuar gjithë punimet prej 27 kilometrash nga Tirana në Elbasan. Kjo hua është për pjesën e tretë të këtij segmenti kaq të rëndësishëm. Në këtë shumë prej 293 milionë dollarë në total, përfshihet TVSH dhe kontingjenca. Për rrugën është marrë hua nga disa donatorë, si nga Banka Islamike për Zhvillim, nga fondi i Abu Dabit dhe fondi i OPEC, tha zëvendësministri.

293 milione usd vlerësohet të jetë kostoja totale e plotësimit të të gjitha punimeve prej 27 kilometrash nga Tirana
në Elbasan. Në këtë vlerë përfshihet edhe TVSH-ja dhe fondi i kontingjencës.

Tuneli
Rreth 83 milionë dollarë është kostoja e ndërtimit të tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan, ndërtimi i të cilit pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Qytetarët që duan të shkurtojnë kohë do të mund ta aksesojnë tunelin përmes rrugëve provizore që ka hapur kompania, pasi segmenti i tretë i autostradës përfundon brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›