Dhori Kule: Dhenia e doktoraturave, prioritet cilesia, jo masivizimi Intervistoi: Eljona Ballhysa
Rektori i Universitetit te Tiranes, Prof.Dr. Dhori Kule, ne nje interviste dhene per gazeten “Koha Jone”, ben te ditur se prioritet ne shkollen e doktoratures do te jete cilesia dhe jo masivizimi. Madje ai thekson se ne kete cikel studimesh, cilesia duhet te jete kusht i patolerueshem. Sipas profesor Kules, ne asnje rast nuk duhet te lejohet licencimi i programeve doktorature ne rast se institucionet e arsimit te larte nuk i plotesojne standardet e duhura per te garantuar cilesine e punimeve kerkimore. “Kam fatin dhe pergjegjesine qe drejtoj nje institucion, ku nga pikepamja e udheheqjes shkencore eshte totalisht i kompletuar, por duhet te kete kujdes qe doktoraturat te ruajne ne radhe te pare standardet dhe jo masivizimin. Masivizimi do te jete shkaterrues ne rast se ofrohet ne institucionet qe nuk plotesojne standardet”,- ben te ditur Profesor Kule. Me tej profesori ndan mendimin se temat e studimeve te doktoratures duhet te orientohen nga departamentet e fakulteteve dhe te mos lihen ne dore te propozimeve te aplikanteve. Sipas profesorit Kule, eshte udheheqesi ai qe orienton kandidatin per doktorature, ne menyre qe temat studimore te jene te vlefshme dhe per shoqerine shqiptare.
Zoti rektor, Universiteti i Tiranes ndodhet ne proces te perzgjedhjes se aplikanteve per doktorature, si paraqiten kerkesat e kandidateve per kete cikel studimesh?
Ju falenderoj per interesin qe tregoni per ciklin e trete te studimeve ne Shqiperi, menyren e perzgjedhjes se aplikanteve fitues dhe problematikat qe lidhen me kete cikel studimesh. Tashme ata qe jane te interesuar dhe njohin sistemin arsimor ne Shqiperi, e dine qe pervec cikleve bachelor dhe master ekziston dhe cikli i trete, i cili ka qene ne tere historine e Universitetit te Tiranes. Pyetjet qe behen natyrshem konsistojne ne faktin se cili eshte motivi i kandidateve qe duan te ndjekin studimet ne kete cikel te trete, cili eshte kontingjenti i motivuar, nga cilat institucione vijne dhe a duhen mbeshtetur ata? Motivi i aplikanteve qe duan te ndjekin ciklin e trete te studimeve eshte motiv qe imponohet nga tregu i punes. Segmente te caktuara te tregut te punes motivojne praktikante te ndryshem qe te aplikojne dhe kryesisht eshte sektori publik. Universitetet jane fusha e pare. Punonjesit e brendshem te universiteteve e kane detyrim ligjor ndjekjen e ciklit te trete te studimeve. Per hir te punes qe ata ndjekin dhe ne ne perzgjedhjen qe i bejme kandidateve i japim prioritet pedagogeve te brendshem ne universitetet publike dhe jopublike ne menyre qe ata te realizojne detyrimin ligjor. Kontingjent tjeter jane punonjesit qe jane te punesuar ne institucionet e studimit kerkimor. Edhe keta e kane pjese te motivimit dhe te avancimit te karrieres se tyre kerkimore ne institucionet e tyre. Kohet e fundit kane ndikuar pozitivisht ne kerkesen per doktorature aktet nenligjore qe qeveria ka marre per te bere diferencimin ne page te punonjesve te graduar. Edhe ky eshte nje motiv shtese qe detyron punonjes te ndryshem te kualifikohen lidhur me impaktin qe ka paga. Verehet edhe nje dukuri tjeter qe e kemi stimuluar ne. Universitetet e kane detyrim te ndikojne ndaj permiresimit cilesor ndaj institucioneve dhe ne kemi promovuar nevojen qe nga sektore te rendesishem te jetes publike te stimulohen individe te caktuar per te bere kerkime dhe studime ne fushen e tyre dhe ky eshte sistemi i drejtesise. Kemi tre kater vjet qe po perpiqemi dhe me vjen mire qe kemi gjetur motive tek individe te ndryshem qe deshirojne te ndjekin shkollen e doktoratures. U bene disa vjet qe kandidate te ndryshem nga prokuroria dhe gjyqesori, problematikat qe ka institucioni i tyre, i kane kthyer ne studime te thelluara dhe kjo ndikon pozitivisht per te gjithe. Nje kategori tjeter jane edhe mesuesit e niveleve te ndryshme, edhe ky eshte nje kontingjent shume pozitiv per ne. Mos harrojme qe kemi dhe kontingjentin e aplikanteve nga trojet dhe u be nje kohe e gjate tani, qe qeveria vendos nje numer te caktuar kuotash per studentet nga trojet per te gjitha nivelet e studimit. Pra kerkesa per te ndjekur doktoraturen ka kandidate te motivuar, qe diferencohet nga nivelet e tjera.
Por cila eshte oferta juaj si universitet dhe cfare duhet te ofrojne universitetet ne pergjithesi persa i perket shkolles se doktoratures?
Universiteti i Tiranes i pergjigjet kesaj kerkese dhe synimi duhet te jete qe universitetet te kene nga pikepamja cilesore dhe sasiore strukturen qe do te perballoje shkollen dhe udheheqjen e studimeve. Universiteti i Tiranes, per fat te mire ka profesoratin me te kompletuar ne Shqiperi. Jane rreth 345 profesore dhe profesore te asociuar te cilet jane ne personelin e universitetit te Tiranes dhe eshte kapaciteti kerkimor qe udheheq keta kandidate. Problemi qe kemi ne eshte fakti qe vec pjeses se shkolles teorike, qe eshte nje vit standard i miratuar, eshte punimi per studimin. Tek punimi per studimin ketu ka elemente qe kane nevoje te permiresohen dhe ne po perpiqemi t’i permiresojne, eshte e lidhur me menyren se si orientohet dhe percaktohet tematika e kerkimit. Tematika e kerkimit nuk eshte pergjegjesi e kandidatit, por e udheheqesit. Departamentet tona percaktojne tematiken studimore te tyre ne varesi te profesoreve qe kane, dhe kjo tematike nuk eshte abstrakte, pasi te gjitha marreveshjet qe ne bejme me institucione te ndryshme, paraqesim kerkesen qe tregu i punes ka per studime te thelluara. Ne cdo departament grupi i profesoreve ka fushat e veta kerkimore dhe fushat e studimit te profesoreve realizohen nepermjet puneve qe bejne doktorantet. Doktoraturat jane pjese e punes studimore qe ka profesori. Dhe ne fund te studimeve doktoranti mbron tezen, ndersa profesori paraqet studimin ne fushen e percaktuar ne departament. Pra kerkimet behen si pjese e punes qe kane departamentet dhe jane pergjegjesi e punes se profesoratit.
Cfare po ben konkretisht universiteti i Tiranes ne rritjen e cilesise se punimeve te doktoratures dhe gjallerimit puneve kerkimore te teresi?
Ne cdo departament me porosi merren ne analize punet e secilit kandidat qe eshte ne doktorature dhe behet nje grafik per te gjithe doktorantet, per ata qe kane radhen e paraqitjes se punimeve te tyre. Kjo ndihmon anetaret e departamenteve qe te kontribuojne ne permiresimin e punimeve te kolegeve te tyre. Pra ne fund te fundit ka nje logjike hierarkie qe behen ne fushen e kerkimit. Dhe ajo qe doja te thoja, duke qene se doktoratura eshte pjesa me elitare e studimeve, duke qene pjesa ku nuk shkon raporti sasi-cilesi, sikurse ne dy ciklet e para. Pra ne dy ciklet e para eshte progresive qe masivizimi te paraprije dhe me pas te kerkohet standardi cilesor, ne ciklin e trete te studimeve eshte problematik dhe shume shqetesues dhe me pasoja negative, ne qofte se masivizimi i paraprin cilesise. Duhet te jete kusht i patolerueshem cilesia. Pra, licencimi per te ofruar programe doktorature ne asnje menyre dhe ne asnje rast nuk duhet te behet, ne qofte se institucioni qe merr persiper doktoraturat, nuk ploteson standardet cilesore te kerkimeve shkencore. Kam fatin dhe pergjegjesine qe drejtoj nje institucion, ku nga pikepamja e udheheqjes shkencore eshte totalisht i kompletuar, por duhet te kete kujdes qe doktoraturat te ruajne ne radhe te pare standardet dhe jo masivizimin. Masivizimi do te jete shkaterrues ne rast se ofrohet ne institucionet qe nuk plotesojne standardet.
Si do te procedohet me aplikante te ndryshem te cilet jane regjistruar ne shkollen e doktoratures dhe ende nuk e perfundojne ate, duke e zgjatur me vite?
Per rastet qe kemi ne proces, sepse kemi kandidate te regjistruar por qe nuk e kane mbyllur programin e studimit, une i kam dhene porosi te gjithe fakulteteve qe te bejne inventarizimin, analizen dhe per te gjithe kandidatet te sjellin nje raport se ne c’gjendje jane. Nese konkludohet se ata nuk kane motive te vazhdojne, nuk kane perse rrine ne regjistrat tane kot. Pra regjistrat duhet te pastrohen ne menyre qe edhe nga pikepamja e raportimit dhe e evidentimit te punes qe bejme me individe te caktuar, te kemi ata qe jane ne proces dhe ne gjendje pune. Sepse mund te kete nje udheheqes kandidate qe jane regjistruar por qe nuk bejne kerkime dhe ai raportohet kot qe ka udheheqje.