Dhori Kule, universitetit ia ngule!
1./Pipero i lësëisë, piperi i mjekësisë
Votohet më 20 shkurt. Ka kohë që po zhvillohet fushata zgjedhore në çdo institucion universitar publik, por enigmatikisht media dhe opinioni publik gjenden në një situatë të shurdhët. Ky eveniment i rëndësishëm i arsimit dhe akademizmit nacional nuk është lenë nën hije rastësisht pse bora e madhe ka izoluar veriun dhe njerëzia ka kthyer vëmendjen andej. Bora dhe dimri ka miliona vjet që tkurrin atë pjesë të vendit, por komuniteti i paktë i banorëve të izoluar mes bjeshkëve ndryshe nga kushërinjtë e tyre në Bathore janë dembelosur keq prej politikës së Tiranës aq sa me pordhë i shkruajnë sms ministrit Nishani pse pilotët e helikopterëve nuk ua çojnë kutitë me biskota deri afër vatrës së zjarrit ku rrinë e shtriqen deri në fillim të prillit këta malësorë votues.
Le ta lemë motin të bëjë punën e vet e të kthehemi në dimrin e zgjedhjeve universitare. Për herë të parë pata fatin të votoj edhe unë gjatë janarit 2008 e si ish- student mbaj mend se në përzgjedhjen e titullarëve, sidomos rektorit të universitetit të Tiranës, politika kishte futur hundët me gjithë familjet e tyre.
Lufta e ashpër mes ish- kandidates shtatlartë Valentina Duka dhe burrit “të vogël” Dhori Kule u kthye në një precedent të rrezikshëm, i cili si virus i heshtur ka filluar nxjerr kokë edhe në këtë shkurt të ftohtë. Më vjen keq dhe ndot tu informoj, por në 2008-n ishte familja Berisha, e cila vendosi ditët e fundit se në kah të kujt shkonin votat (jo të studentëve sepse votat e tyre 5% llogariten në rezultatin total final) e stafit akademik. Fatkeqësisht në ato palo zgjedhjesh të katër viteve më parë, verdiktin final e dha fakulteti i mjekësisë, i cili me porosi të Familjes në momentet e fundit ia bëri puçin historianes korçare Duka dhe vulosi fitoren e ekonomistit beratas-vlonjat Kule.
Po ta keni vënë re këto 2-3 vitet e fundit, degradimi i i fakultetit të mjekësisë, grevat dhe protestat e studentëve, poshtërsitë me specializimet, emërimet nepotike mediokre nuk janë bërë shkak për një luftë të drejtë institucionale me rektoratin por janë anashkaluar në mënyrë indiferente nga vetë rektorati për ti sh(k)lyer borxhin e vjetër të fitores titullarit Kule.
I mbetur pa dekan pasi kunati i Genc Pollos, (na mbytën këta njerëzit e Gencit, ekspertë, regjizorë, doktorë, dekanë), Alfred Priftanji “ka dhënë” dorëheqje, fakulteti i mjekësisë duket sikur është goditur prej murtajës së radhës. Tashmë LSI-ja e Lilit të Monikës kërkon ta ketë hangar të vetin dhe porsi në përrallat arabe me xhinde dhe thimjam, ka nxjerrë në treg emrin e një kandidati simpatik. Pëllumb Pipero (i cili për koincidencë duket porsi Sashenka e kolegjit zgjedhor, por versioni mashkull) pa formimin dhe kualifikimin e nevojshëm akademik kërkon të marrë në dorë frenat e fakultetit ku fisnikëria e Jetës me pabesinë e Vdekjes pleksen e luftojnë shkencërisht 24 orë mes tyre. Pëllumbi, bukurani i LSI-së pa pikën e përvojës, akademizmit, kualifikimeve shkencore, studimeve të fushës vetëm e vetëm pse ka dalë gjashtë herë në televizor (ka folur për gripin dhe përdorimin e facoletave), kërkon të bëhet dekan duke poshtëruar kësisoj dhjetëra emra të personaliteteve të mjekësisë shqiptare. Të jesh skraparlli nuk do të thotë detyrimisht se gjithçka që shikon dhe prek në Tiranë mund ta përvetësosh e ta privatizosh ndaj Pipero dhe partia e tij e 120 mijë zemrave duhet të ndalojnë menjëherë dhunën verbale dhe joshjet me studentët dhe stafin votues. Mjekësia shqiptare ka plot fytyra të tjera më të bukura e simpatike e nuk mund ta ulë veten të votojë militantët e vonuar apatikë që kanë mbetur në derën e partisë Lilit.
2./ E bukura dhe bisha (Mimoza Hafizi vs Dhori Kule)
Në zgjedhjet e sivjetshme universitare situata është më lemerisëse, më lebetitëse.
Universiteti i Tiranës si më i madhi dhe ende më kualitativi në vend sërish ka ngatërruar nëpër këmbë politikën. Kësaj here në mejdanin e koloseut të përballjes kemi sërish atë “burrin” e vogël të konsumuar sa majtas- djathtas, ish- anëtari i partisë së punës, komunisti i viteve ’80, ish naftëtari i uzinave të qytetit Stalin (sot Kuçova), i konvertuari në social demokrat- ish anëtari i partisë së Gjinushit, ish- dekani i fakultetit të ekonomisë, anëtari më i ri i partisë Demokratike…kemi sërish në garë Dhori Kulen. Po kërkon mandat të dytë por çfarë ka sukses të mandatit të parë?
Zhurmën që nisi për punësimin e dyfishtë në publik dhe privat të stafit më të kualifikuar akademik të UT-së e fashiti duke mbetur peng misteriozisht i disa universiteteve sharabajgë private. Investimet në universitetin më të madh të vendit kanë rënë në masën 45% në raport me 4 vite më parë. Marrëveshjen (Kartën) e Bolonjës të nisur nga paraardhësi i tij Shezai Rrokaj e katandisi porsi marrëveshjet aspak produktive azerbaxhanase mes këtij tonit dhe Alijevit. Numri i lartë i pranimit të studentëve dhe stafi i pakët akademik e kanë zbritur cilësinë mësimdhënëse dhe listimin e UT në vendin e 9892 ( http://www.webometrics.info/rank_by_country.asp?country=al ) të renditjes botërore të universiteteve. Autonomia financiare e fakulteteve është kthyer në një fenomen abuzues aq sa asnjë lloj auditi i brendshëm a i jashtëm nuk e sjell dot në bina. Rreshtimi i ngutshëm prej frikacaku dhe interesaxhiu që rektori Kule ka bërë në çetën e partizanëve me yje blu të regjimit e ka kthyer vetë universitetin në një apendiks të rrezikshëm ku mblidhen jashtëqitjet dembele të pushtetit e vegjetojnë pa pikë sikleti e madje paguhen për këtë vegjetim.
Ia ka varur totalisht drejtimit të universitetit duke iu përkushtuar verbërisht politikës. I ngjeshur mes radhëve të klanit të Lul Bashës edhe gjatë zgjedhjeve të fundit lokale të majit ndikoi në mënyrë violente indirekte mes studentëve apo punëmarrësve duke ua paracaktuar destinin final të votës. U thirr me emergjencë nga Henri Çili e bashkë me pensionistët e tjerë si Zhani Ciko me shokë formuan iniciativën për Tiranën me shpresë se do e gjuanin brinjëve për vdekje liderin e opozitës.
Dhori Kule në mënyrë të habitshme e të frikshme pse është konvertuart në ushtar i bindur i Doktorit, momentalisht ka këto profite të tejngopura legale financiare duke qenë:
njëkohësisht Kryetar i Këshillit të fakultetit ekonomik UT, Kryetar i Këshillit të Statistikave, Kryetar i Unionit të Ekonomistëve Mbarëshqiptarë, Anëtar i Bordit Drejtues të Portit të Durrësit, anëtar i këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Kryetar i Komisionit të Ekonomisë së këtij Këshilli, Kryetar i Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse.
Në maj të vitit 1996, me intelektualë të tjerë idealistë të kohës, ishte një nga pjesëtarët e grevës së urisë e së bashku edhe me Ylli Pangon iu bënë barrikadë në selinë e PSD-së në Brrakë doktor Berishës së Brrakës, i cili kishte realizuar
