E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria mbyll ambasaden ne Argjentine

Vendimi

Kriza ekonomike duket se po ben qe Ministria e Jashtme te jete me e kursyer per sa i perket diplomacise qe Shqiperia ben neper bote. Pavaresisht faktit se nga qeveria shqiptare ka deklaruar se do te zgjeroje perfaqesite e saja diplomatike Keshilli i Ministrave mori dje vendimin per mbylljen e Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Buenos Aires ne Argjentine. Kjo ambasade tradicionale e Shqiperise e cila ka qene prezente edhe gjate kohes se komunizmit duket se eshte mbyllur si rezultat i gjendjes se veshtire ekonomike dhe shpenzimeve ne rritje te diplomacise shqiptare. Per ekzekutimin e ketij vendimi qeveria ka ngarkuar Ministrine e Puneve te Jashtme dhe Ministrine e Financave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›