Edi Rama: Komuniteti ndërkombëtar mund të kishte bërë më shumë përpara manipulimit me zgjedhjet
Kryetari i PS, Edi Rama, flet në emisionin Bugajski Hour të analistit Janush Bugajski
Duke marrë parasysh akuzat e vazhdueshme të opozitës për manipulim me zgjedhjet, centralizimin politik, si dhe të shtënat kundër demonstruesve… Siç i pamë ngjarjet tragjike vitin e kaluar… Ideja që Shqipëria nuk është një vend plotësisht demokratik, apo qe eshte nje demokraci e rastësishme, dhe ka shumë mundësi të jetë një demokraci e dështuar… Si do përgjigjeshit ndaj këtyre konstatimeve?
Do të thoja se Shqipëria është një demokraci jo funksionale. Kjo është vërtetuar jo vetëm nga ngjarjet që ju përmendët, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Jo vetëm përsa u përket institucioneve qeveritare, por edhe përsa i përket jetës së përditshme, Shqipëria është një demokraci jo funksionale.
Jo funksionale nënkupton që ajo ka qenë një vend demokratik dhe tani nuk po përmbush dot pritshmëritë e saj fillestare, apo është kjo pjesë e fazës së rritjes në periudhën post komuniste?
Mendoj se 20 e ca vjet janë shumë për të thënë se kjo është pjesë e rritjes apo e rrugës drejt një demokracie funksionale. Mendoj se Shqipëria ka patur dhe vazhdon të ketë liri, por kjo liri është kërcënuar herë pak dhe herë shumë gjatë këtyre 20 viteve. Pra, nuk mund të them se vendi ka qenë një demokraci funksionale dhe tani ajo është jo funksionale. Por pa dyshim mund të them se ka qenë një demokraci shumë më funksionale se sa është tani.
Kush është përgjegjës për këtë?
Nëse marrim në konsideratë të gjithë procesin dhe të gjithë shoqërinë, apo të gjithë spektrin politik, mund të jetë një përgjegjësi e ndarë, duke filluar nga qytetari i thjeshtë e duke vazhduar me të gjithë të tjerët më lart. Por nëse e trajtojmë si pjesë të një rruge të ndjekur, siç e thashë edhe më parë, ne nuk mundëm të ndërtonim një demokraci funksionale, dhe tani po përballemi me degradimin e asaj që kemi pasur më parë. Por sigurisht, përgjegjësia është plotësisht e qeverisë.
Në emisionin tim të parë intervistova kryeministrin, dhe ai mendonte se opozita po planifikonte njëfarë grushti shteti në ngjarjet e 21 janarit. Si do t’i përgjigjeshit kësaj akuze dhe a do merrnit ju dhe Partia Socialiste ndonjë përgjegjësi për ngjarjet tragjike të 21 janarit?
Mendoj se një vit mjafton për të vërtetuar njërin apo tjetrin variant. Provat po bërtasin për të treguar përgjegjësinë e qeverisë, vrasjet e njerëzve, si dhe atë që po ndodh me procesin e hetimit. Falë qeverisë amerikane dhe FBI-së, ai ka bërë një përparim të konsiderueshëm, por në të njëjtën kohë është penguar egërsisht nga qeveria. Nga ana tjetër, po, demonstrata u shoqërua në disa rrugë nga dhuna, e cila ishte kryesisht një reagim ndaj provokimit të panevojshëm të forcave të policisë. Por hetimi ka përparuar edhe në këtë drejtim. Shumë protestues janë hetuar, janë paditur, dhe madje janë ndëshkuar, por nuk ka asnjë provë për të besuar variantin e kryeministrit. Varianti i kryeministrit është një fotokopje e keqe e asaj që kemi dëgjuar në kohën e regjimit të vjetër për forcat e brendshme që përpiqen të sabotojnë partinë e lavdishme komuniste dhe qeverinë e saj.
A do t’i pranoni rezultatet e procesit të hetimit?
E kemi ndjekur procesin, dhe deri diku dyshuam se ai ishte i njëanshëm. Pra, po hetoheshin dhe po nxirreshin në gjyq vetëm protestuesit. Por edhe gjatë asaj periudhe nuk reaguam politikisht për të penguar apo ndaluar hetimin. Sot mund të themi me krenari se pranuam edhe kërkesën e kryeprokurores për të vijuar hetimin duke kërkuar heqjen e imunitetit për 3 nga anëtarët tanë në parlament. Do ta bëjmë këtë edhe për të tjerë nëse do të jetë e nevojshme. Për ne kjo çështje lidhet me të vërtetën, vetëm të vërtetën, dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës.
Përpara se t’ju pyes pak më shumë për Partinë Socialiste, më lejoni t’ju pyes për kualifikimin e Shqipërisë apo mungesën e tij për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në lidhje me problemet që ju përmendët, shumë zyrtarë evropianë akuzojnë të dyja partitë për përfshirje në politikë partizane, në nxitjen e polarizimit… Si do t’u përgjigjeshit këtyre akuzave?
Nuk kam qenë kurrë i kënaqur me këtë gjë sepse nuk mendoj se termi “përgjegjësi e përbashkët” mund të përdoret për t’i barazuar përgjegjësitë. Sigurisht, siç e thashë edhe më parë, në një proces të tillë, i cili është një proces historik madhor dhe i cili lidhet me ndryshime dramatike për një shoqëri si tonën, të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre, madje edhe një qytetar i thjeshtë. Por askush nuk mund të pretendojë se kjo përgjegjësi është në të njëjtin nivel. Qeveria është përgjegjësi kryesor, dhe qeveria duhet të konsiderohet përgjegjëse për këtë vonesë dhe për dështimin e disatë të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat.
Përsa i përket kualifikimit për në Bashkimin Evropian, presupozohet se ju duhet të bashkëpunoni në parlament me koalicionin qeverisës për të ecur përpara me ligjet apo vendime të tjera jetësore për kualifikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.
Sigurisht, por siç tregon përvoja e vende të tjera, të cilat kanë dalë nga një e shkuar komuniste… Ashtu siç e tregon mjaft mirë përvoja juaj në Amerikë… Kur bëhet fjalë për të krijuar konsensus dhe për ta bërë opozitën pjesë të lojës, është maxhoranca ajo që përpiqet shumë për të gjetur mënyrat për të bërë kompromis. Pra, nëse shohim përpjekjet e Presidentit Obama në këtë drejtim, i cili përpiqet ta bindë palën tjetër të votojë projekt-ligjet e tij, ky është shembulli më i mirë që ti nuk duhet të mbash pozicionin tënd dhe të thuash “Unë mund të bëj gjithçka”, sepse opozita nuk do të marrë pjesë. Kjo është e pamundur dhe nuk është aspak mënyra se si duhet të shihen gjërat. Politika është arti i kompromisit. Dhe sigurisht, kompromisi është arti i atyre që kanë pushtetin dhe janë të gatshëm të bëjnë diçka me të, duke i ndarë përgjegjësitë.
Më lejoni t’ju pyes më specifikisht për Partinë Socialiste. Pse duhet ta mbështesin shqiptarët Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme? Pra, nga ndryshon programi juaj nga ai i partisë tjetër, veçanërisht nga ai i Partisë Demokratike?
Pikë së pari, sipas këndvështrimit tim personal, shqiptarët duhet ta heqin qafe këtë qeveri sepse sot ata janë më pak të sigurt në jetët e tyre personale. Mjafton të shohim shifrat në rritje të nivelit të kriminalitetit për të kuptuar se sot në Shqipëri askush nuk mund të jetë i sigurt. Së dyti, të gjithë po vuajnë pasojat e politikave të gabuara dhe dobësimin e institucioneve shtetërore në jetët e tyre familjare. Gjithashtu sepse sot shqiptarët mund të blejnë më pak dhe