Dhuka: Mbi 850 masa duhen zbatuar për “Themeloret”, më shumë se gjysma lidhen me shtetin e së drejtës

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka u shpreh sot në takimin e nivelit të lartë ”Shqipëria 2030 në BE-Rruga e reformave”, organizuar pasditen e sotme me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, se Shqipëria i çeli negociatat mbi bazë merite – në bazë të njohjes së progresit me reformat evropiane – me çelës Reformën në Drejtësi.
“Arritjet e Shqipërisë me negociatat për anëtarësim janë të qendërzuara tek thellimi i reformave të shtetit të së drejtës, modernizimit të qeverisjes për shtetin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Shqipëria është në miljet e fundit të rrugës së sajevropiane – ne punojmë me destinacion të qartë – familjen evropiane – të përmbushim kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade”, u shpreh Dhuka.
Sipas saj, Shqipëria e ka sot Udhërrefyesin e reformave evropiane me thellimin e reformave me maturimin e institucioneve demokratike – ato të një vendi aspirant; – në reformimin e qeverisjes dhe administratës – atë të një vendi anëtar të BE së shpejti; – në pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit – shtetit europian të së Drejtës.
“Integrimi evropian është gjallërimi i të gjithë energjisë institucionale të të gjitha institucioneve tona në të tre pushtetet legjislativ, ekzkutiv dhe atë drejtësisë– si dhe me themel dhe djep të rritjes aftësinë dhe energjinë e profesionisteve tanë më të mirë në universitete, shoqërinë civile, brenda dhe jashtë vendit”, tha Dhuka.
“Rruga jonë ka mbështetjen e partnerëve tanë të vyer strategjik, të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare. Ky është çasti i transformimit tonë më dinamik drejt standardit evropian të shtetbërjes në historinë tonë modern”, vijoi ajo.
“Anëtarësimi në familjen evropiane kërkon një përafrim të thellë drejt kuadrit ligjor, politik, administrativ, ekonomik e shoqëror dhe mbi të gjitha institucional të Bashkimit Evropian.
Ndërsa evropianizon edhe me tej institucionet në nivel qendror dhe lokal, si krijon dinamike të re zhvillimit dhe transformim në sistemin tonë ekonomik dhe tregjet, negociatat kërkojnë rezultate sinergji të arritura veçse bashkërisht në shtetin e së drejtës, institucionet demokratike, administratën publike, dhe në qeverisjen e aspiratës evropiane”, u shpreh Dhuka.
Dhuka theksoi se Shqipëria ka Udhërrëfyesin e Reformave Evropiane 2030. Sipas saj, mbi 850 masa është angazhuar të zbatojë Shqipëria në “Themeloret” – për të cilat sapo u çelën negociatat më 15 Tetor, më shumë së gjysma e tyre janë të lidhura me shtetin e së drejtës.
“Ne po punojmë t’i thellojmë reformat dhe trasfromimin evropian të Shqipërisë. Ne duhet ende të modernizojmë qeverisjen dhe të ulim riskun e korrupsionit. Ne duhet ende ta rrisim eficiencën e sistemit të ri të drejtësisë dhe ta garantojmë pakthyeshmërinë e Reformës në Drejtësisë. Ne duhet ende të përmirësojmë ligjbërjen – sepse po trupëzojme çdo ditë ligjin evropian në sistemin tonë ligjor – standartet dhe Acquis të BE”, tha ajo.
“Ne po i përgatisim institucionet tona të jenë pjesë e arkitekturë së institucioneve të Bashkimit Evropian, bizneset tona pjesë e Tregut të Përbashkët Evropian dhe qytetarët tanë për të qenë qytetarë të Bashkimit Evropian”, vuri në dukje ajo ndërsa theksoi se Shqipëria po progreson çdo muaj me arritjen e kritereve për anëtarësim.
“Procesi është gjithëpërfshirës dhe kompleks – 36 fusha dhe dhjetëra çështje, 157 institucione shetërore të përfshira. Puna që kemi ende para për të përmbushur kriteret për anëtarësim i përfshin me të tre pushtetet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor madje dhe të gjithë profesionistët tanë më të mirë në të gjithë shoqërinë”, u shpreh ajo.
“Në këtë rrugëtim të rëndësishëm roli i Kuvendit të Shqipërisë për të udhëhequr integrimin evropian dhe për të siguruar dialogun mbarëkombëtar, një hapësirë të progresit të njëtrajtshëm të të gjitha 157 institucioneve dhe shoqërisë – qendërzim i progresi nga të gjithë pushtete, vecanërisht me focus edhe 32 institucionet e pavaruara në një rezultat, Shqipëria të jetë gati për anëtarim brenda kësaj dekade”, tha Dhuka.