E Diel, 1 Nëntor 2026

Vezhguesit arabe ne Homs - Regjimi i mban tanket te fshehura pas qoshes

Misioni vezhgues i Liges Arabe vizitoi te marten per te paren here qytetin Homs qendren e protestes kunder regjimit Asad. Drejtuesi i misionit gjenerali sudanez Mohammed Ahmed Mustafa el Dabi u deshmoi autoriteteve siriane se ishin treguar shume bashkepunuese. Banore te shqetesuar te Homsit diskutojne me vezhguesit e Liges Arabe ne sfond degjohen shperthime dhe te shtena.

Misioni vazhdon nga puna

Ata shprehin trazim dhe deshperim. Ejani shiheni kete. Ata na vrasin mizorisht u pergjerohen ne video burrat perfaqesuesve te Liges Arabe. Nje grua bertet Duam te burgosurit Pas kater oresh misioni i vezhguesve ne Homs ka mbaruar njehere per njehere. Ata planifikojne te vijne serish te merkuren 28.12.. Sipas te dhenave te deshmitareve okulare misioni beri qe te ngriheshin ne kembe dhjetera mijera banore te qytetit disamilionesh te cilet donin te demonstronin rezistence paqesore kunder regjimit.

Ky i fundit kishte urdheruar te shtihej mbi lagjet e rrethuara deri pak para mberritjes se delegacionit 12-anetaresh per ti terhequr me pas tanket. Omar Shakir banor i lagjes vecanerisht te prekur Bab Amr Ata shtien kuturu duan te pengojne qe ketu te demonstrojne dhjetera mijera vete. Shume tanke i kane fshehur. Vezhguesit mbulohen prej forcave te sigurise. Do te doja qe delegacioni te kalonte nje dite te ne te hante me ne dhe te flinte ketu.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Toleranca dhe transparenca mungon

Opozita e ndare ne kryengrites paqesore dhe te armatosur ka qendrim skeptik ndaj misionit te Liges Arabe. Ajo druan se regjimi kerkon te ngjalle nje pershtypje te gabuar transparence dhe tolerance. Meqenese sipas marreveshjes me regjimin sirian vezhguesve nuk u lejohet hyrja ne te ashtuquajtura instalime ushtarake te ndieshme cilido qofte kuptimi i kesaj rezistenca druan se atje fshihen gjate pranise se vezhguesve tanke dhe te burgosur. Walid Faris anetar i Keshillit te Revolucionit Sirian ne Homs Ne Homs ka ende prani te madhe ushtarake madje edhe pas mberritjes se delegacionit. Tanket jane nje qoshe me tutje.

Detyra e ekipit arab 150-anetaresh eshte mbikeqyrja e dhenies fund dhunes si dhe lirimi i te burgosurve. Kjo do te ndiqet nga nje dialog midis qeverise dhe opozites gje qe ajo e refuzon prerazi. Kjo do te thoshte deshtim per misionin.

Raportimet e televizionit sirian

Gjate vizites se vezhguesve media shteterore beri te ditur se terroristet kishin hedhur ne ere nje gazsjelles ne afersi te Homsit. Sipas saj vezhguesit kishin inspektuar ne Homs gjithashtu objekte te shkaterruara nga terroristet. Kjo i perputhet teresisht me vijen e regjimit. Sipas kesaj paraqitjeje nente muaj rebelim ne Siri nuk jane kryengritje popullore qe kerkon rrezimin e Asadit po veper e bandave te armatosura te dirigjuara nga jashte vendit. Televizioni sirian nuk tregoi pamje banoresh te cilet u rrefejne vezhguesve per dhunen shteterore. U raportua per te aferm te vraresh te cilet ankohen per nje perbetim kunder Sirise.

Autor Ulrich Leidholdt/Elert Ajazaj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›