E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna barbare ndaj të riut në protestë, Alizoti: Nuk di ç’emër t’i vë urrejtjes së Policisë ndaj qytetarëve! Fëmijët duhet të mbrohen, jo të gjakosen

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka dënuar dhunën e ashpër të efektivëve të Policisë ndaj një të riu gjatë protestës së sotme përpara ministrisë së Arsimit, i cili u tërhoq zvarrë dhe u godit me shkelma.

dhunimi i te riut

Teksa ka ndarë pamjet e rëndat të dhunës, ai shprehet se fëmijët po gjakosen nga ata që në fakt duhet t’i mbrojnë.

“Nuk di ç’emër t’i vë kësaj urrejtjeje të policisë ndaj qytetarëve e adoleshentëve. Fëmijë që duhet të mbrohen, të gjakosen nga ata që duhet t’i mbrojnë. Pamje që të copëtojnë zemrën. #meStudentët”, shkruan ai.

Kujtojmë që dy efektivët e përfshirë u pezulluan nga detyra. Kreu i Policisë, Skënder Hita urdhëroi pezullimin me argumentin se policët kanë tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në protestën para ministrisë së Arsimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›