E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunë brutale ndaj studentit! I riu shpërthen: Kam për të paguar 3 MLN lekë shkollën, kam dy prindër të sëmurë!

Policia ka vijuar me sjellje të dhunshme ndaj të rinjve protestues përballë Ministrisë së Arsimit edhe ditën e sotme.

i riu

Pas përplasjeve në distancë kur të rinjtë po godisnin me gurë dhe policia iu kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës, të rinjtë u larguan nga godina e Ministrisë prej sasisë së shumtë të gazit.

Sakaq, forcat e ndërhyrjes së shpejtë kryen një aksion të befasishëm.

Një prej të rinjve që nuk po bënte asgjë ishte para policisë, teksa një efektiv iu turr me forcë dhe e përplasi dhunshëm në tokë, saqë i riu rrezikoi edhe kokën.

Më pas i riu duket se ka debatuar me efektivët teksa iu thotë se ka 2 prindër të sëmurë: O byrazer 3 mln lekë kam shkollën! Kam dy prindër të sëmurë! Jeni të parët me na rrahur, jeni të parët me na gjuajtur, jeni të parët me na shkelur me këmbë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›