Plani urbanistik, Basha: Do të bëjmë studim të detajuar
Bashkia e Tiranës mbështet urbanistët e arkitektët e rinj në kohën kur në kryeqytet janë nisur projekte në infrastrukturë.
Kryebashkiaku Lulzim Basha i është përgjigjur skeptikëve, të cilët e quajtën planin urbanistik të paqartë, duke thënë se projekte të tilla që prekin qytetin do të nisin në kohën e duhur dhe pas një studimi të mirëdetajuar.
Në javën e urbanistëve, një aktivitet që synon të bëjë publike projektet shqiptare dhe të huaj të urbanistëve të rinj, Basha tha se tashmë studio fituese GrimShoë në masterplanin e saj do të ndëryrjë në 1/5 e qytetit në zonën më problematike nga Stacioni i Trenit në drejtim të Paskuqanit.