E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna e denoncuar, reagime te forta politike

Edison Kurani
Reagime te ashpra pati dje ne lidhje me denoncimin e Levizjes MJAFT! Per keqtrajtimin, sipas saj, te nje gazetari, nga deputeti i Partise Demokristiane, Tom Doshi, ne prani te deputetit socialist, Arben Isaraj. Behet fjale per nje incident te denoncuar nga Besar Likmeta, kater dite me pare ne “Sheraton”, ku ai tha se ishte goditur nga Doshi. Sipas denoncimit, ngjarja erdhi pak dite pasi gazetari Likmeta, publikoi nje investigim, i cili evidentonte se nje pjese e deputeteve te Kuvendit, kane marre diploma universitare permes falsifikimeve. Vete i akuzuari per incidentin, i pyetur mbreme nga “KJ”, tha se eshte gati te paraqitet ne prokurori, ku dje u krye nje kallezim ndaj tij, duke shtuar se “reagimet politike erdhen nxitueshem, pa u ditur nga askush e verteta se cfare ndodhi”.
AMBASADORI I SHBA
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uidhers, doli dje pasdite ne nje konference te posacme per shtyp, per te komentuar denoncimin e MJAFT!. Ai e cilesoi ngjarjen si “sulm burracak kunder gazetarit Besar Likmeta nga Tom Doshi, ne pranine e Arben Isarajt”, duke u shprehur se “raportimi behet dhe me trondites, per faktin qe ata jane te dy anetare te parlamentit”. Uidhers kujton edhe se “Raporti i te Drejtave te Njeriut i Qeverise se SHBA, i publikuar vetem pak dite me pare, e ben plotesisht te qarte qe dhuna dhe kercenimet per dhune kunder shtypit jane te patolerueshme per nje demokraci”. Ne kete pike, ambasadori pershendeti apelin e Kryeministrit Berisha per hetim te akuzave”, ndersa paralajmeroi se “pret te shohe shpejt, rezultatet e ketij hetimi”. Uidhers i beri thirrje udheheqjes politike shqiptare, perfaqesuesve te shoqerise civile dhe vecanerisht kolegeve gazetare te Likmetes, qe “te denojne haptas dhe me guxim dhunime te tilla te lirise se shtypit”, e cila sic kujtoi ai, eshte themeli i nje shoqerie te lire.
KRYEMINISTRI
Reagimi i Berishes ka qene gjithashtu i ashper dje. Ai tha se ka mesuar “me shqetesim lajmin e perdorimit te dhunes ndaj gazetarit Besar Likmeta nga deputeti Tom Doshi, ne prani te deputetit Arben Isaraj”. “Duke denuar kete akt dhune dhe cdo akt tjeter ndaj gazetareve, Kryeministri tha se u kerkon autoriteteve pergjegjese te ndermarrin nje hetim te thelluar dhe te plote ndaj ketij akti te papranueshem.
CFARE NDODHI
Gjithcka sipas denoncimit te Levizjes MJAFT!, ka ndodhur para kater ditesh, “ne ambientet e barit te Hotel Sheraton, ne prani te klienteve dhe stafit te hotelit”. “Mjaft!” tha se “Likmeta, i cili punon per agjencine rajonale, BIRN (Balkan Investigative Reporting Network), eshte rrahur brutalisht nga Doshi”. Sipas komunikates se Levizjes, “deshmitar dhe njeheresh shoqerues i deputetit Doshi, ishte dhe deputeti i Partise Socialiste, Arben Isaraj, i cili ndonese nuk ka ushtruar dhune direkt mbi gazetarin, eshte perfshire ne debatin paraprak me te, ne krah te Doshit”. Sipas “Mjaft!”, incidenti erdhi pasi “Likmeta, i cili pesoi demtime ne fytyre nga dhuna e parlamentarit, ka shkruar nje investigim me 20 shkurt te ketij viti mbi diplomat false te deputeteve shqiptare, investigim qe mund te gjendet i publikuar ne http://

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›