Shkollat e Tiranes jashte standardeve
Sonila Isaku
Shkollat e kryeqytetit nuk plotesojne asnje prej standardeve te percaktuara per sa u perket kushteve higjieno-sanitare. Ne studimin me te fundit te kryer nga Instituti i Shendetit Publik ne kater shkolla te lagjes 10, ka rezultuar se ka mbipopullim te klasave, nivel te larte te zhurmave, si dhe si ndricim te ulet. Nderkohe qe norma te larta vihen re edhe ne ambientet, te cilet kane lageshtire. “Studimi yne i kryer ne kater shkolla te Tiranes per nje afat njevjecar, duke matur te gjithe parametrat ne te tri stinet e vitit, kur nxenesit jane ne shkolle. Qellimi kryesor ka qene vleresimi i situates per kushtet higjieno-sanitare ne mjediset brendshme, dhe ka rezultuar se zhurma akustike, ndricimi dhe lageshtira jane probleme kryesore”, eshte shprehur specialisti i ISHP-se, Agim Shehi. Sipas tij, nje tjeter problem i hasur eshte edhe kontaminimi i larte mikrobik i ajrit, si dhe kontaminimi mykotik. Keto te fundit ndikojne drejtpersedrejti ne shendetin e nxenesve, duke shkaktuar semundje te ndryshme.
Zhurmat
Femijet e moshes 6 deri ne 14 vjec jane te rrezikuar nga zhurmat akustike ne ambientet shkollore. Ky fenomen eshte me i theksuar ne ato shkolla, te cilat gjenden ne buze rrugeve kryesore. Sipas specialisteve, studimet aktuale nuk do te mbeten ne thjesht studime, por do te jepen rekomandime dhe propozime ne lidhje me minimizimin e pasojave nga zhurmat. Nese institucionet arsimore do te rezultojne se percjellin ne ambientet e brendshme te tyre zhurma te medha, atehere do te merren edhe masat paraprake. Ne keto masa jane vendosja e pemeve te medha, dritare te hermetizuara dhe me dopjo xham per te mos lejuar depertimin e zhurmave. Po keshtu vendosje edhe te perdeve, por keto te fundit te lejojne futjen e drites. Nderkohe nje tjeter mase do te jete edhe kufizimi i trafikut ne keto zona, ku nivelet e ndotjes akustike shkojne ne vlera shume te larta.
Problemet
Normat e uleta te ndricimit shpeshhere kane krijuar probleme te femijet deri ne ulje te shikimit. Por edhe niveli i larte i zhurmave, sipas specialisteve, shkakton femijeve interference te fjaleve, crregullim te te kuptuarit te mesimit, veshtiresi ne transmetimin e mesazheve si dhe bezdi. Por, edhe niveli i larte i lageshtires krijon probleme te renda ne rruget e frymemarrjes. “Studimi tregoi se ne 82 per qind te klasave paraqitet nje kontaminim i larte mikrobik dhe mykotik i ajrit mbi 65 per qind. Nga kjo rreth 26 per qind e nxenesve kane kaluar infeksione respiratore te rrugeve te siperme dhe te poshtme”, ka nenvizuar Shehi. Duke iu permbajtur ketyre monitorimeve, ka rezultuar se 11 per qind e nxenesve te shkollave te kryeqytetit kane veshtiresi ne frymemarrje dhe probleme te alergjise.