Dita e takimeve, “braktiset” Albenc Ago
Pas ekstradimit nga Italia, Albenc Ago eshte transferuar ne Burgun “313 Jordan Misja”, ne kryeqytet. Dje, 40-vjecari kishte edhe diten e takimeve te tij, por deri ne mesdite nuk e ka takuar askush nga te afermit e tij. Burime nga burgu bene te ditur se deri ne gjysmen e dites, 40-vjecari ka qene ne pritje per te shfrytezuar diten e pare te vizitave. Nderkohe qe ky i fundit deri dje eshte lene i vetem ne qeli, por pritet qe te transferohet shume shpejt ne nje qeli te re, ku edhe do te jete me te denuar te tjere. Albenc Ago sapo eshte ekstraduar nga ana autoriteteve italiane dhe nepermjet makinave te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, qe shoqeroheshin nga uniformat blu, eshte transferuar drejt burgut te sigurise se larte, “Jordan Misja”. Menjehere ky i fundit eshte transferuar ne sektorin e te izoluarve, qe ndodhen ne kete institucion te vuajtjes se denimit, ku edhe eshte lene vetem ne qeli. Por burimet shtuan se 40-vjecari do te vendoset ne qeli me persona te tjere. Gjithashtu, burimet kane bere te ditur se Ago nuk ka kundershtuar per asgje gardianet dhe drejtuesit dhe madje nuk ka pasur kerkesa. Mesohet gjate nje kontakti me zyrtare te burgut se deri ne oren 11:00, Ago nuk eshte vizituar nga asnje familjar apo i aferm i tij. Nderkohe qe ky i fundit ka te drejten qe te vizitohet nga te gjithe familjaret ne ditet ne vazhdim, ashtu edhe si te gjithe te paraburgosurit, apo te burgosurit e tjere te ketij burgu. Sipas burimeve, i denuari 20 vjet burg per vrasjen e kamerieres Eva Visha, eshte nxjerre ne dhomat e ajrimit dje, duke marre ne kete menyre edhe nje trajtim si gjithe te paraburgosurit e tjere. Albenc Ago eshte transferuar ne kryeqytet pas arrestimit te tij ne Padova te Italise, dy vjet me pare, si autori i vrasjes se nenes se kengetares Elsa Lila, Eva Visha, ngjarje kjo e ndodhur 11 vjet me pare, ne kilometrin e 29 te rruges nacionale Tirane-Elbasan. Ago u denua nga ana e drejtesise sone me vendim numer 1168, te dates 1 dhjetor 2005, duke u shpallur fajtor per veprat penale te “vrasjes me dashje” dhe “mbajtje pa leje te armeve luftarake”, duke u denuar me 20 vjet heqje lirie. Nga ana tjeter, familjaret e Eva Vishaj kerkojne qe drejtesia te vihet deri ne fund dhe te gjenden autoret e tjere.