E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama “Berisha te marre masa per ndotjen”

Kryebashkiaku i Tiranes ka reaguar vetem nje dite pas deklarates se Kryeministrit, i cili i ka lene detyre ministrit Xhuveli permiresimin e ajrit ne Tirane. Rama nga ana e tij, ka kerkuar qe qeveria te angazhohet dhe te permbushe detyrimet e saj per mbrojtjen e mjedisit, jo vetem ne kryeqytet po ne tere territorin e Shqiperise. Kryebashkiaku i ka bere thirrje Kryeministrit qe te mos e zvarrise me kete proces, pasi qeveria eshte pergjegjese e drejtperdrejte per situaten e krijuar. “Qeveria e tij eshte pergjegjese e drejtperdrejte per ajrin e ndotur nga makinat, per te cilat s’ka asnje standard e asnje rregullim ligjor te pershtatur me ambicien e anetaresimit ne BE, per rruget e ndotura perdite nga makinat e renda qe leshojne balten e betonin, pa u goditur ligjerisht as sa dhe as si duhet, per piken e grumbullimit e te perpunimit te mbeturinave qe duhet te s’postohet nga Sharra jashte zonave te banuara dhe duhet te kthehet ne nje landfield rajonal”, deklaroi kryebashkiaku. Ceshtjet e mjedisit kane qene me te diskutuara gjate ketyre diteve te fundit, per vete faktin se studimet e kryera e kane renditur Tiranen si nje nga qytetet me te ndotura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›