E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendos sot per Delijorgjin dhe Pinarin

Avokatet kerkojne shuarje te mases se sigurise dhe lirimin e te arrestuarve per ceshtjen Gerdeci prokuroria kerkon rrezimin e kerkeses

Sot vendoset nese do te pranohet kerkesa per shuarje te mases se sigurise per tre nga te pandehurit e tragjedise se Gerdecit perkatesisht te pandehurit Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli. Duket si nje loje pingpongu nga njera gjykate ne tjetren. Gjykata e Larte nuk dha nje vendim per lirimin ose jo ndersa ia delegon dhenien e ketij vendimi Gjykates se Shkalles se Pare. Por jo vetem qe ia delegon por e udhezon se nga duhet tia filloje ne perllogaritje dhe cfare nuk duhet te marre parasysh ne perllogaritje. Tashme topi i ka mbetur ne kembe gjyqtarit Besnik Hoxha i cili bazuar ne vendimin e Gjykates se Larte duhet te marre nje vendim vete. Pas kerkesave te parashtruara nga avokatet dhe reagimi kunder i organit te akuzes gjyqtari i ceshtjes kerkoi kohe per shpalljen e ketij vendimi pasi duhet te beje llogaritjen e paraburgimit nderkohe qe avokatet kerkuan qe vendimi te jepej diten e djeshme dhe maksimumi qe mund te toleronin ishte te jepej paraditen e sotme. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha pritet te vendose nese do pranoje kerkesen e avokateve te Delijorgjit Minxollit dhe Pinarit per shuarje te mases se sigurise. Ne kerkesen drejtuar gjykates avokati Maks Haxhia kerkoi lirimin e menjehershem te ketyre te pandehurve me argumentin se prej gati 3 muajsh kane perfunduar afatet e paraburgimit dhe keta persona mbahen padrejtesisht ne burg pertej limiteve. Ne nje vendim te dhene disa jave me pare nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte njihet si date e mberritjes se dosjes ne gjykate data 13 mars 2009 dite qe duhet te merret parasysh ne perllogaritjen e afateve te paraburgimit. Cdo gjykate ne baze te ketij vendimi duhet te filloje kalkulimin ne daten qe keto akte u dorezuan ne Gjykaten e Larte per vendim. Po ky vendim percakton se keto 88 dite qe nga momenti i dorezimit kalojne ne afat te te pandehurve. Gjithashtu duhet te shtohen ne favor edhe ditet e pushimeve dimerore dhe verore per vitet 2009-2010 pasi duhen kalkuluar edhe 70 dite plus per shkak te nje vendimi per gjykim te panderprere te Gjykates se Tiranes. Nderkohe qe nese merret parasysh mberritja e dosjes ne gjykate dhe pa llogaritur keto dite te pushimeve keta te pandehur prej 21 ditesh mbahen padrejtesisht ne burg - deklaroi dje ne sallen e gjyqit avokati Haxhia i cili ne kete proces mbron interesat e Mihal Delijorgjit. Me tej avokati deklaroi se klienti i tij Delijorgji ndodhet ne burg pertej 89 diteve dhe nese merret per baze llogaritja e bere nga gjyqtari Hado mbahet ne burg pertej 20 diteve. Ndaj ne perfundim te fjales se tij dhe duke vene ne dispozicion edhe disa tabela me perllogaritjet e afateve te paraburgimit avokati kerkoi lirimin e menjehershem nga burgu. Po te njejten gje dhe me te njejtat argumente ka kerkuar edhe avokati i Ylli Pinari. Prokuroret nuk kane qene aspak dakord me kete kerkese te mbrojtesve duke kerkuar rrezimin e kerkeses dhe nisjen e perllogaritjes nga momenti qe dosja mberriti ne Gjykaten e Tiranes. Ka reaguar menjehere avokati Haxhia i cili deklaroi se prokuroret pjese e organit te centralizuar ndryshe flasin ne seanca dhe ndryshe flasin ne kafe per kete ceshtje dhe keto perllogaritje afatesh. Nderkohe qe avokati Haxhia kerkoi qe te administrohet nga gjykata edhe vendimi i dhene nje dite me pare nga gjyqtari Ridvan Hado i cili rrezoi kerkesen e te pandehurit Dritan Minxolli per lirimin nga paraburgimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›