Dhuna ndaj 15-vjeçarit në Dibër, ndëshkohen 7 krerët e policisë
Policia e Shtetit ka dhënë masa disiplinore ndaj shtatë drejtuesve të Komisariatit të Policisë në Dibër si shkaktarë të dhunës së ushtruar mbi një adoleshent, i cili u hodh nga kati i tretë i Komisariatit të Policisë së Peshkopisë. Reagimi i Avokatit të Popullit dhe Policisë së Shtetit ka ardhur vetëm pak ditë pas publikimit të denoncimit të rastit, ku një adoleshent 15 vjeç u hodh nga kati i tretë i godinës së Komisariatit të Policisë se Peshkopisë. Dobjani i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, të marrë masa urgjente ndaj punonjësve të Komisariatit të Peshkopisë, të cilët janë përfshirë në këtë skandal. "Veprimet e policisë në Peshkopi kanë një sërë shkeljesh të normave të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit për Policinë e Shtetit në lidhje me shoqërimin, thirrjen dhe pyetjen e personave të mitur në Policinë e Shtetit", u shpreh Avokati i Popullit, Ermir Dobjani.
Kërkesa e Avokatit të Popullit ka gjetur mbështetjen e kreut të Policisë së Shtetit, i cili ka marrë menjëherë masat disiplinore ndaj shtatë drejtuesve të këtij komisariati deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria. "Për komisar Pavlin Zhivanin, me detyrë shef i seksionit të parandalimit të krimit dhe policimit në komunitet, në Komisariatin e Policisë Dibër, është marrë masa e pezullimit pa pagesë për 30 ditë. Për nënkomisar Admir Trupja, me detyrë specialist për hetimin e krimeve të lehta në Komisariatin e Policisë Dibër, masa e dhënë është e njëjtë" deklaroi zyrtarisht Policia e Shtetit. Ndërkaq, shpjegohet se komisar Xhezair Hoxha, me detyrë shef i seksionit të rendit dhe sigurimit të objekteve në Komisariatin e Policisë Dibër ka marrë masën "shtyrja e afatit të gradimit për 12 muaj". Ndërsa, për kryeinspektor Sinan Merdinin dhe Fatmir Ndreun, me detyrë përgjegjës grupi, në seksionin e rendit dhe sigurimit të objekteve, në Komisariatin e Policisë Dibër, është dhënë masa disiplinore "shtyrja e afatit të gradimit për 12 muaj". Procesi disiplinor ka filluar edhe ndaj drejtuesit Fran Rica me detyrë zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër dhe kryekomisar Aledin Omuri, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Dibër. Më datën 7 prill, 15-vjeçari Edison Lleshi pësoi fraktura në gjymtyrë, pasi u hodh nga kati i tretë i komisariatit, duke u transportuar më pas me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Bashkë me të atin, adoleshenti nxitoi të bënte ngjarjen publike, duke u drejtuar në media, ku denoncoi dhunën psikologjike të ushtruar nga oficerët e policisë gjyqësore.