Kriteret për 12 bursa studimi në Poloni
Ministria e Arsimit të Polonisë ofron për shtetasit shqiptarë 12 (dymbëdhjetë) të drejta studimi për studime universitare dhe pasuniversitare në universitetet publike të Polonisë, për vitin akademik 2009-2010. Të gjithë fituesit e të drejtave të studimit për studime universitare do t‘i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës polake, i cili fillon në shtator 2009, ndërsa për kandidatët për studime pasuniversitare duhet ta njohin gjuhën polake. Pala polake merr përsipër arsimimin falas dhe mundësinë për akomodimin dhe ushqimin me pagesë në konviktet e mensat e studentëve. Të interesuarit duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit për në Poloni, si dhe shpenzimet e ushqimit dhe të akomodimit, të cilat shkojnë afërsisht 300 euro në muaj.
Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit është data 8 maj 2009.
Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit është data 8 maj 2009.