Dhuna ndaj 7 emigranteve, flet ambasadori Minarolli
ATHINE - Ambasadori i Shqiperise ne Greqi, Vili Minarolli, e konsideroi si "nje akt te paprecedent dhe skandaloz per nje shoqeri demokratike", veprimin e policise greke ndaj 7 emigranteve shqiptare ne Greqi. Ne nje interviste telefonike per Atsh-ne, kryediplomati shqiptar ne Greqi denoi sot kushtet ne te cilat u transportuan shtate emigrantet shqiptare drejt Gjykates se Larises, ne Greqi. Sipas Minarollit, "per nje shoqeri demokratike, sic eshte shoqeria greke veprimi i policise ndaj ketyre emigranteve bie ndesh me normat me elementare te te drejtave te njeriut, por edhe me bashkejetesen harmonike qe kane krijuar qytetaret e Greqise me emigrantet shqiptare prej disa vitesh". "Padyshim qe ishte nje incident sporadik, por qe nuk duhet te ndodhe me. Kishte formen e nje gjuetie shtrigash karshi njerezve te pambrojtur, por une vleresoj angazhimin e plote te strukturave shteterore te Greqise per te denuar veprimin e ketyre policeve", tha Minarolli. Gjithashtu, ai evidentoi faktin se "denoncimi u be nga qytetaret e thjeshte greke, nje veprim ky qe tregoi vlerat demokratike te kesaj shoqerie, nderkohe qe prononcimi qe u be nga media greke eshte tregues i funksionimit te demokracise". "Strukturat e shtetit grek duhet te shikojne kete zhvillim pozitiv te ketyre marredhenieve njerezore, si dhe mundesine e levizjeve me te lira te qytetareve shqiptare ne Greqi", tha ne perfundim Ambasadori shqiptar ne Greqi.
Ngjarja e bujshme
Dy dite me pare 7 shtetas shqiptare, po transportoheshin per ne Gjykaten e Larises ne Greqi ne nje kamioncine te mbuluar me mushama, ne nje kohe kur temperaturat shenonin 43 grade celsius. Ngjarja ka bere nje buje te madhe ne opinionin publik ne momentin qe u publikua ne nje faqe interneti greke. Shtate emigrantet shqiptare jane arrestuar ne Elasonas 30 dite me pare. Lidhur me kete ngjarje, sipas shtypit, Ministri i Brendshem i Greqise, pezulloi nga detyra drejtorin e policise se Elasonas. Shtate emigrantet shqiptare jane derguar ne nje qender spitalore dhe sot pritet riatdhesimi i tyre ne Shqiperi.