Aksidenton kembesorin, e rrahin dasmoret
Peqin- Dasmoret rrahin shoferin kosovar qe ka perplasur ne rruge nje 42-vjecar. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, ne afersi te nje lokali, ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, ne fshatin Palaj. Automjeti tip "Audi", me targe CS 131GF, i drejtuar nga Gezim Xhaka, 33 vjec, me banim ne Podujeve te Kosoves, ka aksidentuar Mislim Rizvanin, me banim ne Librazhd. Sipas te dhenave te policise qe hetoi incidentin, 42 vjecari ka qene ne nje dasme dhe po ecte ne ane te rruges bashke me disa te aferm te tjere, kur eshte perplasur nga automjeti. Burime nga vendngjarja pohojne se kosovari ka ndaluar menjehere pas aksidentit, por me pas ai eshte gjendur nen sulmin agresiv te te afermve te te demtuarit. Ata e kane keqtrajtuar duke i shkaktuar plage te renda ne trup. Ne vendngjarje ka arritur policia e Peqinit, e cila ka qetesuar situaten. Drejt spitalit jane nisur dy te plagosurit, i aksidentuari dhe shoferi nga Kosova. Ndaj Gezim Xhakes eshte ngritur akuza e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor", ndersa nen hetim ne gjendje te lire mesohet se jane edhe tre persona qe sulmuan 33-vjecarin. Nje grup hetimor po punon per zbardhjen e rrethanave te aksidentit. Sipas te dhenave paraprake, drejtuesi i mjetit ka sqaruar para grupit hetimor se gjithcka ishte nje pakujdesi e kalimtarit. Por nje fakt i tille eshte hedhur poshte nga dasmoret. Ata kane thene ne polici se shoferi kishte shkelur rregullat duke dale jashte rruges dhe goditur kalimtarin. Por Gezim Xhaka ka pasur pretendime ndaj dhunes se ushtruar ndaj tij me pa te drejte nga tre dasmoret. Policia tha se te dyja palet jane nen hetim dhe pritet perfundimi i ekspertizes per aksidentin, me qellim nxjerrjen e shkaktarit.
4
Aksidente kane ndodhur pergjate dy diteve te fundit ne rrethin e Elbasanit me protagniste drejtues te huaj te mjeteve. Dy maqedonas u shoqeruan nga policia per perplasjen e nje motociklisti dhe demtimin e nje mjeti.
4
Aksidente kane ndodhur pergjate dy diteve te fundit ne rrethin e Elbasanit me protagniste drejtues te huaj te mjeteve. Dy maqedonas u shoqeruan nga policia per perplasjen e nje motociklisti dhe demtimin e nje mjeti.