E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj Bazes, Gjykata e Lartë liron truprojën e Taçit

Irgen Selfo është lënë i lirë nga Gjykata e Lartë, e cila ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e la atë në masën e sigurisë “burg pa afat”.

Anëtarët e gjykatës kanë vendosur masën “detyrim me paraqitje”, ndaj Selfos. Gazetari Mero Baze u godit mbrëmjen e 2 nëntorit në një nga baret e Tiranës. Ai akuzoi biznesmenin Rezart Taçi dhe dy shoqëruesit e tij se e kishin dhunuar për shkak të detyrës.

Pak ditë më vonë, në pranga ranë dy truprojat ndërsa Taçi u vetëdorëzua. Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg pa afat për të pandehurit, ndërkohë që çështja shkoi në Gjykatën e Lartë, e cila la të lirë biznesmenin Taçi dhe sot është liruar edhe truproja e tij.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›