“Remzi Hoxha”, Gjykata e Lartë “liron” Ilir Kumbaron
Gjykata e Lartë ka shuar masën e sigurisë ndaj tij, pasi masa e marrë në vitin 2003 i ka humbur efektet ligjore.
Pas këtij vendimit të Gjykatës së Lartë në Tiranë, Kumbaro ka të drejtë të kërkoj lirim nga Gjykata e Londrës, i arrestuar rreth një vit më parë për qëllime ekstradimi. Ish-oficeri i lartë i Shërbimit Sekret, Ilir Kumbaro, që është nën akuzë për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha u arrestua në Londër në muajin Tetor të 2008, pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpol.
Ky vendim i Gjykatës së Lartë vjen pas proceseve gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit, që hodhën poshtë kërkesën e avokatëve mbrojtës për lirimin nga akuzat.