Kakavija bllokim për 2 orë nga pala greke
GJIROKASTER-Pas 2 orësh bllokim nga pala greke, puna në Doganën e Kakavijës ka vijuar normalisht.
Në orën 6 e 45 minuta të mëngjesit të sotëm pala greke bllokoi punën në pikën e kalimit kufitare, pa asnjë njoftim.
Kjo shkaktoi radhë të gjatë prej 1.5 kilometra të mjeteve që prisnin për të kaluar kufirin drejt territorit shqiptar. Mësohet se shkaku i bllokimit të punës ka qënë një defekt kompjuterik, për të cikën pala greke nuk kishte njoftuar.
Për rreth dy orë mjetet kanë qëndruar në radhë në pritje për të rinisur puna në doganë. Menjëherë pas riparimit të defektit, procedurat e kalimit kanë vijuar normalisht, ndërsa janë shtuar sportelet nga të dy anët e doganës.
Aktualisht pala shqiptare po punonen me 13 sportele dhe ajo greke me 6 sportele për të ulur fluksin e kalimeve në kufi.
(d.b/News24/BalkanWeb)