Dhuna ndaj Bazes, "arrest me burg" për badigardët
Gjykata e Tiranës rikthen në qeli dy badigardët të cilët goditën me grushta gazetarin Mero Baze. Me urdhër të prokurorisë organi gjykues goditi ditën e enjte çekiçin duke dhënë "arrest në burg" për Irgen Selfo dhe Bledar Lilo, i cili është punonjës i "Taçi Oil". Ndërkohë pas kësaj mase avokati i dy të akuzarve kembënguli se dy klientët e tij janë vetëdorëzuar në polici për të sqaruar situatën dhe nuk ka anashkaluar që ata të merrinin një masë më të lehtë sigurie. Madje të njëjten masë ka marrë edhe Rezart Taçi, për të cilin Gjykata e Tiranës e ka dhënë në mungesë "arrest në burg". Por çfarë parashikon kodi penal për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim? Kështu sipas nenit 237 të Kodit penal thuhet se goditje apo vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohet me gjobë apo me burgim deri në 3 vjet.