E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, Bashkia nxjerr në rrugë 40 persona

TIRANE- Shtatë familje në Kamëz janë nxjerrë me forcë nga banesat e tyre paraditen e kësaj të enjte. Me urdhër të kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, forcat e policisë kanë nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre rreth 40 persona me pretendimin se godina ku banojnë është shtetërore.

Policia e rendit e shoqëruar edhe nga ajo bashkiake pasi kanë larguar njerëzit nga banesa kanë mbyllur me zinxhirë dyert kryesore duke lënë në qiell të hapur mbi 40 të moshuar, gra, fëmijë e invalidë.

Sipas tyre shkaktari i kësaj situate është kryetari i bashkisë, i cili sipas tyre ka qëllime biznesi mbi këtë godinë e cila më parë ka shërbyer si radiostacion i shërbimit informativ. Banorët kërcënojnë me jetë në rast se ata largohen përfundimisht nga banesat e tyre.
(e.n/B.Ajazi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›