OKB-ja zhvendos 600 anëtarë të personelit pas sulmit në Afganistan
Kombet e Bashkuara thonë se do të transferojë të paktën 600 prej 1,100
anëtarëve të personelit ndërkombëtar në Afganistan për shkak të shqetësimeve
për gjendjen e sigurisë.
Një zëdhënës thotë se ata do të dërgohen në vende më të sigurta brenda dhe jashtë vendit.
Javën e kaluar, talebanë të armatosur vranë pesë punonjës të OKB-së gjatë një sulmi ndaj një godine banimi ndërkombëtare në Kabul.
Po sot, forcat e NATO-s thanë se një ushtar amerikan u vra kur militantët sulmuan një patrullë të aleancës në Afganistanin Lindor. NATO-ja tha gjithashtu se forcat e saj vranë disa ekstremistë të dyshuar në provincat Uardak dhe Kost.
Ndërkohë Kryeministri britanik Gordon Braun thotë se
vendi i tij vazhdon të jetë i angazhuar për luftën në Afganistan, pavarësisht
nga vrasja e pesë ushtarëve britanikë nga një oficer i policisë afgane në
provincën jugore Helmand të martën. //kk//