Britney Spears kritika nga media australiane
SIDNEY- Kangurët kanë një arsye më shumë për të kërcyer, me mbërritjen e Britney Spears në Australi.
"Fluturimi ishte i gjatë, por kemi pasur një kohë të mirë ... Pra, jam e lumtur që jam këtu," kështu është shprehur ylli i popit, 27 vjecarja Britney Spears, menjëherë sapo u ul në aeroportin e Sidneit.
Nuk ka vonuar shumë pas këtyre deklaratave të dalë edhe në skenë, me kostume provokuese.
Kjo është Britney Spears, ajo sjell gjithmonë polemika me vete. Ajo ka marrë kritika nga media australiane jo vetëm për mënyrën e të prezantuarit në skenë por edhe për cmimet e kripura të biletave. Një biletë për të parë koncertin e saj kushtonte 1,360 $. Mediat kanë vënë në dukje edhe faktin që këngëtarja kishte marrë më vete një staf të zgjeruar, përfshi këtu, 225 anëtarë të ekuipazhit, 45 anëtarët e bandës dhe kërcimtarë, dhe 15 artistë cirku, së bashku me 150 punonjësit vendorë të turneut që fton në çdo qytet ku këndon.
(m.a/people/BalkanWeb)