E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj Rihannes, Brown deklarohet i pafajshem

Chris Brown eshte deklaruar i pafajshem per akuzat e kercenimit dhe agresionit ndaj te dashures se tij, Rihanna.

19-vjecari u arrestua ne 8 shkurt ne Los Anxhelos, pas nje zenkeje ne makine me popstarin, disa ore perpara nisjes se ceremonise se cmimeve Grammy. Gjate seances se sotme gjyqesore, kengetari u deklarua i pafajshem, por nese shpallet fajtor do te denohet me 5 vjet burg.

Pas ngjarjes mediat publikuan fotot e shperfytyruara te Rihannes nga dhuna e ushtruar ne fytyre. Pas tri javesh Brown do te dale serish para gjyqit.

Pas incidentit ai kerkoi falje dhe u kthye serish me te dashuren. Avokati i kengetares tha se Rihanna do te deshmoje, nese do te thirret nga gjykatesit.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›