E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmje gala me rastin e 70-vjetorit të këngëtares Vaçe Zela

Perla e muzikës së lehtë shqiptare Vaçe Zela, ka rimbushur me tigujt e pavdekshëm të repertorit të saj sallën e Pallatit të Kongreseve në kryeqytet. Në përkujtim të këtij emri të vyer të muzikës dhe kulturës sonë, nën kujdesin e zonjës së parë Teuta Topi, u mbajt një mbrëmje gala, të yllit, i cili sot mbërrin në përvjetorin e 70-të. Ndonëse, larg vendlindjes dhe në pamundësi fizike për të qenë praën publikut të cilin e ka frymëzuar me zërin e saj, në këtë mbrëmje madhështore për nder të saj, janë interpretuar këngë të cilat sot meritojnë të cilësohet hite të pavdekshme të muzikës sonë. Inistiatorja e kësaj mbrëmjeje, zonja Teuta Topi, vlerësoi Vaçe Zelën, si perlë të traditës sonë muzikore. Zëra të nderuar të këngës sonë që nga Myfarete Laze, Irma dhe Eranda Libohova, e deri tek bashkëkohësit e saj Qemal Kërtusha e Gaqo Çako, kanë ngjitur në skenën e kësaj mbrëmjeje gala, emocione të rralla. Pavarësisht mungesës së kësaj perle, publiku ka mundur të rindjejë shpirtin dhe magjinë e saj në sallë. Vaçe Zelën, e cila është vlerësuar me titullin, "Nderi i Kombit" 70- vjetori i jetës e gjen përtej kufijëve shqiptarë. Prej vitesh Vaçe jeton në Zvicër, e për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ka kohë që nuk viziton vendlindjen dhe ardmiruesit e saj, të cilët kanë ngritur mbi të një Mit. E ky mit i muzikës sonë, gëzon sot një repertor jshtëzakonisht të pasur në këngë, pasi është e vetmja këngëtare e cila ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës së radio dhe televizionit, për ta ndërprerë karrierën në vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën "Komunistët".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›