E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj fëmijëve, qindra “Alo”: Mami e babi na rrahin

E vetmja zyrë, që pranon ankesat e fëmijëve, ndër “Alot”, që merren me të shumta, dëshmon se prindërit shqiptarë janë ende të prirur fort për të ushtruar dhunë tek fëmijët. Altin Hazizaj, drejtori i qendrës “CRCA” thotë se vetëm gjatë gushtit janë pritur 40 telefonata nga fëmijët, të cilët marrin guximin të denoncojnë dhunën e babait apo të nënës brenda mureve të shtëpisë.
 

Në shqetësime të kësaj përmase, Hazizaj thotë se ofrohet këshillim i specializuar dhe në raste specifike, kërkohet ndërhyrja e psikologëve për zhvillimin e seancave me prindërit.
 

Fenomeni i dhunës prindër-fëmijë, shpjegon Hazizaj, nis nga rastet më të thjeshta të bërtitjes apo shuplakës, deri në një dhunë ekstreme apo në rastin më të keq, të një abuzimi seksual tek të miturit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›