Regjistrimi i popullsisë, OMONIA ankohet në Gjykatën Kushtetuese

Ligoraq Karamelo
Shoqata OMONIA, e cila nuk është dakord me ligjin për regjistrimin e popullsisë, ka depozituar një ankesë gjatë ditës së sotme në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Ligoraq Karamelo, anëtar i kryesisë së shoqatës OMONIA dhe kryetar i degës së saj në Korçë, sot është çuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për ta shpallur antikushtetues ligjin e parlamentit për regjistrimin e popullsisë.
Në rast të mos-shtyrjes së afatit të rregjistrimit me 6 muaj, Karamelo ka deklaruaër bojkotimin nga minoritetet të procesit të regjistrimit të popullsisë
Qëndrimi ekstrem i parashtruar interpretohet nga drejtuesit e shoqatës si pasojë e mungesës së klimës së përshtatshme për kryerjen e procesit të censusit në vendin tonë.
Ironikisht, OMONIA është reshtuar përkrah Aleancës Kuq e Zi, që gjithashtu e kundërshton ligjin e regjistrimit të popullsisë, por motivet e të dyjave janë krejt ndryshe.