E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është kjo fytyra e re e liberaldemokratëve?

Ndërsa liberaldemokratët anglezë kanë nisur kongresin e tyre, vëmendja e medias është përqëndruar tek emra të njohur si aktori Hugh Grant, që kanë marrë pjesë në ditën e parë të punimeve. Por jo më pak vëmendje ka marrë edhe ky delegat. Metju Uiler, u bë i njohur para pak ditësh pasi ka mbuluar të gjithë trupin me tatuazhe me ngjyra. Madje ka ndryshuar edhe emrin në pasaportë dhe tani quhet Mbreti i Bojës. 31 vjeçari i papunë shpenzoi 20 mijë sterlina për të mbuluar trupin me tatuazhe e tani thotë se lëkura e tij është një vepër arti dhe ai është siguruar se ajo do ruhet edhe pas vdekjes së tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›