E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj femrave, sensibilizim edhe nëpërmjet kinemasë

Tiranë, 3 dhjetor 19:39 NOA - Nga data 25 Nëntor, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Gruas, deri më 10 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e te Drejtave të Njeriut, njerëz dhe organizata në të gjithë botën bashkohen në mesazhe dhe aktivitete të përbashkëta, në mbrojtje të të drejtave të grave si pjesë e të drejtave njerëzore.

Edhe në Shqipëri tashmë është kultivuar prej vitesh tradita e organizimit të aktiviteteve të ndryshme sensibilizuese, nëpërmjet të cilave bashkohet fuqishëm zëri për t’i thënë “Ndal Dhunës në Familje!”.

Në këtë kuadër, Rrjeti kundër Dhunës Gjinore dhe Trafikimit, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve dhe me mbështetjen financiare të Fondit të Kombeve të Bashkuara në Përkrahje të Veprimeve për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave (UN Trust Fund), organizojnë shfaqjen e një filmi sensibilizues në këtë drejtim, titulluar “Lilja Forever”.

Në përfundim të shfaqjes sot pasdite të filmit në ambientet e Akademisë së Arteve, Black Box kishte dhe një bisedë me të ftuarit rreth problemit të dhunës ndaj grave dhe realitetit shqiptar.

v.l/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›